Shejkh AbdulAziz bin Baz

Burimi: El-fetaua el-mute’alika bit-tibbi ue Ahkam el-merda’, fq 275


 

Pyetje: Nëse shtatëzania diagnostikohet dhe dalin anomali dhe deformime fizike tek fëmija, gjatë muajve të shtatëzanisë, a lejohet heqja e fëmijës? Dmth të ndërpritet shtatëzania përpara plotësimit të muajve të shtatëzanisë?

Përgjigje: Kjo gjë nuk lejohet, por është obligim braktisja e këtij veprimi, Allahu mund ta ndryshojë fëmijën. Dhe mjekët hedhin supozime të shumta, e Allahu i asgjëson supozimet e tyre dhe fëmija del i saktë. Dhe Allahu i sprovon robërit e Tij me lumturi dhe vuajtje, e nuk lejohet abortimi i fëmijës ngaqë mjekut i rezulton se fëmija ka deformime. Përkundrazi, është obligim mbajtja e fëmijës, edhe nëse ka deformime. E nësë fëmija ka deformime elhamdulilah prindrit e tij kanë mundësi që ta rrisin dhe të jenë të durueshëm dhe për këtë ata kanë shpërblim të madh. Apo mund ta lënë fëmijën në seksionin e përkujdesjes, të cilin a ka hapur shteti apostafat për këtë gjë dhe nuk ka problem për këtë gjë. Dhe mund të ndodhë që të ndryshojë gjendja dhe mendojnë se fëmija ka deformime dhe ai është në muajin e pestë apo të gjashtë, e më pas punët të rregullohen e Allahu ta shërojë fëmijën dhe të eleminohen shkaqet e deformimit.


Përktheu: Umm ‘Akil