Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva

Fetaua el-Lexhneti ed-Da`imeh lil-Buhuth el-‘Ilimijeh uel-Iftaa’, vëll.2/fq.44

 

Pyetje: A lejohet vonimi i namazit derisa sa të dalë koha e tij, si namazi i ikindisë për shembull, në rast nevoje? Kjo në rastin kur mjeku është duke bërë një operacion dhe ka në dorë një pacient dhe lënia e tij qoftë edhe për një kohë shumë të shkurtër, përbën rrezik për jetën e tij.

Përgjigje: Mjeku i specializuar për operacione, e ka detyrë që gjatë kryerje së operacionit të kujdeset për kohën, që të mos i ikë koha pa e falë namazin në kohën e tij. Dhe lejohet në rast nevoje bashkimi i dy namazeve, të bashkohen në fillim (në kohën e namazit të parë sh.p.) apo në fund (në kohën e namazit të dytë sh.p.), si dreka me ikindinë apo akshami me jacinë, sipas nevojës. Ndërsa, nëse namazi nuk bashkohet me namazin që vjen pas tij si namazi i ikindisë (i cili nuk mund të bashkohet me akshamin sh.p.) apo namazi i sabahut, atëherë nëse është e mundur që të falet në kohën e tij edhe sikur nëpërmjet ndërrimit të rradhës me punonjësit, pastaj falen të tjerët pasi që është mjeku, atëherë kjo është gjë e mirë, e nëse nuk është e mundur një gjë e tillë, atëherë nuk ka problem që të vonohet namazi dhe të kompesohet pasi që ka mbaruar operacioni, në rast nevoje.

Dhe prej Allahut vjen suksesi!

Ue sal-lAllahu ‘ala Nebijjinaa Muhamed ue ‘ala Aalihi ue Sahbihi ue sel-lem.

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Kryetar: Abdul-‘Azijz bin Abdullah Al esh-Shejkh

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

Anëtar: Salih el-Feuzan

Anëtar: Bekr Ebu Zejd

 

Përktheu: Umm ‘Akil