Autor: Shejkh Rabij ibën Hadi el-Medkhali

Burimi: http://www.rabee.net/ar/questions.php?cat=43&id=760

Pyetje: Në vendin tonë kur përcillet te varrezat ndonjë xhenaze, bëhen disa bidate, siç është: ngritja e zërit duke bërë dhikër (përmendje të Allahut), thirrja e ezanit te varri gjatë varrosjes, qëndrimi i njerëzve në këmbë gjatë varrosjes. Këto gjëra i bëjnë Sufistët dhe janë pakicë, porse janë kokëfortë, megjithëse Ehli Sunneti i ka këshilluar njerëzit e thjeshtë. Cili është gjykimi i përcjelljes së këtyre xhenazeve?

Përgjigje: Nëse ke mundësi ta ndryshosh këtë të keqe në këtë xhenaze (ritual varrimi) apo diku tjetër, atëherë shko me qëllimin që ta ndryshosh këtë të keqe dhe t’i mësosh njerëzit (duke u folur me argumente). E nëse shkon vetëm për servilizëm apo tua bësh qejfin njerëzve, atëherë është më mirë për ty që të qëndrosh në shtëpinë tënde.

Përktheu: Jeton Shasivari

5 Korrik 2015