Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira! Pyetësi thotë: “Çfarë gjykimi ka vendosja e fotos së zezë në rrjetet sociale në shenjë pikëllimi dhe ngushëllimi për të vdekurin?

Përgjigje: Ta vësh apo ta bësh ngjyrën e zezë shenjë të pikëllimit, kjo nuk lejohet. Atë që e kanë bërë disa njerëz traditë në disa vende të botës në lidhje me këtë çështje, të cilët vishen me tesha të zeza për ngushëllime, gruaja vishet me të zeza duke e bërë këtë shenjë të pikëllimit, të gjitha këto veprime nuk lejohen. Kjo që bëjnë ata duke e caktuar ngjyrën e zezë, nuk ka kurrfarë këndvështrimi. Gjithashtu, të vendoset një foto (shirit) e zezë në rrjetet sociale, për të treguar se një personit i ka vdekur dikush, edhe kjo nuk lejohet.

 

Përktheu: Jeton Shasivari