Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, a lejohet dhënia e këshillave dhe përkujtimi i njerëzve në varreza gjatë kohës kur varroset i vdekuri?

Përgjigje: Nuk lejohet ta bësh këtë gjë vazhdimisht, ngase i Dërguari, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk e bëri këtë gjë vazhdimisht, porse e bëri atë një herë të vetme. E bëri atë në një rast kur kishte ardhur te varrezat dhe hapja e varrit nuk kishte përfunduar, atëherë ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, u ul dhe përreth tij u ulën Sahabët e tij të cilët prisnin të përfundonte hapja e varrit, kështu gjatë kësaj kohe të pritjes, i Dërguari, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, u dha ca këshilla atyre; në vend që ata të rrinin heshtur, i Dërguari, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, u dha ca këshilla atyre.

Por, që kjo gjë të praktikohet vazhdimisht dhe të merren varrezat si vend për të mbajtur fjalime dhe këshilla, këtë gjë nuk e ka bërë i Dërguari, sal-l-Allahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe nuk e bëri atë vazhdimisht; as Sahabët e të Dërguarit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk e bënin këtë gjë.

Veprat që bëhen te varret janë shumë të ndjeshme, sepse janë vende kur njerëzit mund të bien në fitne dhe sherr. Andaj, Muslimanët duhet të kenë kujdes që mos t’i hapin dyert e këtyre fitneve dhe sherreve.

 

Përktheu: Jeton Shasivari