Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua ue Mekalat Muteneui’ah, vëll.19/fq.29

 

Pyetje: Nëse një person ka fituar pasuri me harram e pastaj pendohet tek Allahu dhe e mori vesh që ajo pasuri është haram, atëherë çfarë duhet të bëjë ai me paratë që i fitoi me harram?

Përgjigje: Nëse e ka bërë nga injoranca, atij i falet pasuria që e ka fituar më përpara me haram dhe çështja e tij i takon Allahut. Ka thënë Allahu i Madhëruar e i Lartësuar:

وَأَحَلَّ اللّهُ الْبَيْعَ وَحَرَّمَ الرِّبَا فَمَن جَاءهُ مَوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّهِ فَانتَهَىَ فَلَهُ مَا سَلَفَ وَأَمْرُهُ إِلَى اللّهِ وَمَنْ عَادَ فَأُوْلَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ

“E ka lejuar Allahu tregtinë dhe e ka bërë harram kamatën. Por kujt i ka ardhur përkujtim nga Zoti i tij dhe i jep fund asaj, i falet atij çfarë ka kaluar dhe çështja e tij i takon Allahut. Ama kush rikthehet sërish, mu ata janë banorët e Zjarrit të Xhehenemit.” [el-Bekarah, 275]

Nëse ai ka qenë i paditur, i falen ato që kanë kaluar, ama nëse ka patur dije dhe ka neglizhuar, atëherë ai duhet ta japë sadaka pasurinë e fituar me harram. Nëse gjysma e pasurisë së tij apo çereku apo treçereku i pasurisë së tij është fituar me harram, ai duhet ta japë atë sadaka për fukarenjtë dhe nevojtarët. E nëse ka qenë injorant, nuk e ka ditur dhe pastaj e mori vesh dhe u pendua tek Allahu, atij i falen ato që kanë kaluar.

 

Përktheu: Alban Malaj