Për të patur sa më pak probleme në familje midis bashkëshortëve dhe për ta mënjanuar sa më shumë shkurorëzimin, do të përmend disa gjëra:
E para: Përzgjedhja e duhur. I Dërguari nuk e lidhi çështjen e martesës vetëm me fetarinë, por tha: “Martohuni me atë që ka fetari dhe moral.” Njeriu mund të jetë i kënaqur me fetarinë e dikujt, por nuk është i kënaqur me moralin e tij. E njëjta gjë vlen edhe për gruan. Prandaj, duhet bërë zgjedhja e duhur në përzgjedhjen e bashkëshortit apo bashkëshortes. Marrja e gjërave me qetësi është prej Allahut, kurse ngutja është prej shejtanit.
E dyta: Ndjenja e përgjegjësisë mbi shpatulla nga të dy bashkëshortët. Burri është përgjegjës për gruan, fëmijën dhe shtëpinë e tij. Prandaj, burri duhet t’i kushtojë një kohë të caktuar gruas dhe fëmijëve të tij. E ke për detyrë t’i mirëmbash ata. Jepja çdonjërit hakun e tij që i takon. E njëjta gjë vlen edhe për gruan. Ajo e ka detyrë që të ndjejë përgjegjësinë që ka karshi burrit, shtëpisë dhe fëmijëve. Çdonjëri nga ju është kujdestar dhe çdo njëri është përgjegjës për atë që ka nën kujdesin e tij.
E treta: Gruaja të mos presë nga burri i saj që ai të jetë i përsosur dhe të mos ketë asnjë mangësi. Gjithashtu edhe burri nuk duhet të pretendojë që gruaja e tij të jetë e përsosur dhe të mos ketë mangësi. Ji i kënaqur me gruan tënde pavarësisht mangësive që ka ajo. Nëse ti urren tek ajo një sjellje të keqe, kënaqu me një sjellje tjetër të mirë që ka ajo. Gjithashtu edhe gruaja, nëse nuk i pëlqen diçka te morali i burrit, atëherë të kënaqet me një sjellje të mirë që ka ai.
E katërta: Shkurorëzimi është sikur shërimi me djegie, që është opcioni i fundit si kurë. Shejtani e do shkurorëzimin. Atë që e do shejtani, nuk e do er-Rahmani (i Gjithëmëshirshmi). Gruas Muslimane nuk i ka hije që të kërkojë shkurorëzim nga burri i saj nëse nuk ka ndonjë arsye të fortë. E nëse dallgët e jetës bashkëshortore e përplasin barkën e familjes dhe nuk ka zgjidhje tjetër vetëm se me shkurorëzim, atëherë lejohet shkurorëzimi. Nuk ka ndryshim dhe as fuqi vetëm se me lejen e Allahut!
E pesta: Martesa është begati për të dyja palët. Andaj, trajtojeni sa më mirë këtë begati. Shikoni të tjerët që nuk kanë mundësi të martohen. Shikoni të tjerët që i kanë rrënuar shtëpitë e tyre duke u ndarë nga njëri-tjetri. Ndërtoni shtëpinë bashkëshortore me dashuri, dhembshuri dhe respekt. Konsultohuni me njëri-tjetrin dhe bashkëpunoni për çështjet tuaja. Ti si burrë duhet të jesh krah i gruas tënde që e shtyn atë drejt veprave të mira dhe ti si grua duhet të jesh krah për burrin tënd duke e shtyrë atë drejt punëve të mira.
E lus Allahun që ta përmirësojë gjendjen tonë dhe marrëdhëniet tona! E lus Allahun që t’i largojë urrejtjen dhe zënkat nga ne! Allahu na dhëntë sukses të gjithëve në ato gjëra që Ai i do dhe është i kënaqur!
Muhamed Bazmul, 23 Rexheb 1447 h.
Përktheu: Jeton Shasivari
للتقليل من وقوع المشاكل في الأسرة بين الزوجين، وللتقليل من وقوع الطلاق أذكر الأمور الآتية؛
الأمر الأول: حسن الاختيار، فإن الرسول لم يجعل الأمر منوطاً على مجرد الدين، بل قال: "من ترضون دينه وخلقه"، فقد يرضى الرجل في دينه ولا يرضى في خلقه، وكذا المرأة؛ فحسن الاختيار مطلوب، والأناة من الله والعجلة من الشيطان.
الأمر الثاني: الشعور بالمسؤولية الملقاة على العاتق، من جانب الزوجين، فالرجل مسؤول عن زوجته وولده وبيته، فينبغي أن تخصص وقتا لزوجتك ولولدك، وعليك النفقة عليهم، فاعط كل ذي حق حقه. وكذا المرأة عليها أن تستشعر مسؤوليتها تجاه زوجها وبيتها وولدها. وكلكم راع وكلكم مسؤول عن رعيته.
الأمر الثالث: لا تنظر المرأة إلى الرجل أنه كامل خال من العيوب، وكذا الرجل لا ينظر إلى المرأة أنها كاملة خالية من النقص، فاستمتع بها على عوجها! فإن كرهت منها خلقاً رضيت منها آخر. وكذا هي ينبغي إذا كرهت هي منك خلقاً ترضى منك خلقاً آخر.
الأمر الرابع: الطلاق مثل الكي آخر العلاج، والطلاق يحبه الشيطان، وما يحبه الشيطان لا يحبه الرحمن! ولا ينبغي للمرأة المسلمة أن تسأل طلاقها من زوجها من غير ما بأس. فإن تلاطمت أمواج الحياة الزوجية بسفينة الأسرة، ولم يكن بد من الطلاق، فلا حول ولا قوة إلا بالله.
الأمر الخامس: الزواج للطرفين نعمة، فأحسنوا التعامل معها، انظروا لغيركم ممن يتحسـر لا يستطيع أن يتزوج، انظروا إلى غيركم كيف ضاعت بيوتهم، فابنوا بيت الزوجية بالحب والحنان والاحترام، وعليكم التشاور والتعاون في شؤونكم، لتكن أيها الزوج عوناً لها على الطاعة، ولتكوني أيتها المرأة عوناً لزوجك على الطاعة.
وأسأل الله أن يصلح الحال، ويصلح ذات بيننا، ويزيل التباغض والتدابر مما بيننا، ويوفقنا جميعاً لما يحبه ويرضاه.
محمد بازمول
23 رجب 1447هـ