Autor: Shejkh AbduRrezak bin Abdul-Muhsin el-Bedër

Burimi: http://al-badr.net/muqolat/3149

 

 

Falja rregullisht e namazit të Sabahut  me xhemat (në xhami), është prej shenjave të besimit të sinqertë dhe tregues i Islamit të fortë! Nëse njeriu nuk prezanton në namazin e Sabahut me xhemat, kjo është argument për dobësinë e imanit të tij dhe dobësinë në Fenë e tij! Gjithashtu, është argument se ai i është nënshtruar vetes dhe epshit të tij, si edhe është argument se është mposhtur para epsheve të tij.

 

E si mund të gjejë rehati ai që nuk prezanton në namazin me xhemat për shkak të gjumit?! Si mund ta shijojë krevatin, ndërkohë që Muslimanët janë nëpër xhamia, në shtëpitë e Allahut duke përjetuar leximin e Kur'anit të Sabahut?! Dhe dëgjojnë ëmbëlsinë e Fjalës së Allahut! Dhe për në pranverën e Xhenneteve të Tij janë drejtuar! E si mund të ndikojë kënaqësia e gjumit mbi kënaqësinë e lutjeve dhe adhurimit, dhe kryerjen e këtij adhurimi madhështor!?

 

Një gjë të tillë nuk e bën vetëm se një i shkatërruar e i privuar! I kërkojmë Allahut mbrojtje prej shkatërrimit dhe prej rrugës së atyre që janë të privuar!

 

 

 Përktheu: Servet Mata