Autor: Muhammed ibn Salih el-'Uthejmin

Burimi: Fetaua erkanil Islam, 1/194

 

 

Pyetje: Kur dikush hyn në xhami ditën e Xhuma, ndërkohë që muezini po thërret ezanin e dytë, a duhet të falë në fillim dy rekatet përshëndetëse për xhaminë apo të përsërisë ezanin pas muezinit?

 

Përgjigje: Kanë përmendur njerëzit e dijes se kur dikush hyn në xhami dhe po thirret ezani i dytë, ai duhet të falë dy rekatet përshëndetëse për xhaminë dhe mos të merret me përsëritjen e ezanit pas muezinit, në mënyrë që të lirohet për të dëgjuar khutben. Sepse dëgjimi i khutbes është obligim, ndërsa përsëritja e Ezanit është sunet, dhe suneti nuk është më parësor se obligimi.

 

Përktheu: Servet Mata