Autor: Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz (1420 h.)

Burimi: Mexhmu'u Fetaua ue Mekalat Muteneu’iah , 11/275

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka dhënia e selamit përpara Imamit për shkak të harresës? A është namazi i saktë apo jo?

Përgjigje: Nëse ndonjëri prej xhematit harron dhe jep selam përpara imamit dhe më pas kujtohet, ai duhet të kthehet me nijetin e namazit dhe jep selam përsëri pas imamit. Pos kësaj ai nuk obligohet me diçka tjetër dhe namazi i tij është i saktë, përveç në rast se ka ardhur në namaz me vonesë. Nëse i ka ikur një rekat apo më shumë dhe ka dhënë selam përpara imamit nga harresa, atëherë ai duhet të bëjë sexhden e harresës pasi që e mbaron namazin.

 

Përktheu: Servet Mata

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org