Autor: Shejkh Mukbil Ibën Hadij el-Uadi’ij

Burimi: Audiokaseta “Def`’ul-Mihan bi-Exhu`ibeti Es`ileti Nisaa`i ‘Aden

 

 

Pyetje: Një grua ka ar që e ka arritur masën që të nxjerrë zekatin, a lejohet që ajo t’ua japë zekatin motrave të saj ose burrit të saj?

 

Përgjigje: Lejohet që t’u japë zekatin motrave të saj nëse janë të varfra. Dhe kufiri i varfërisë është të qënurit nevojtar, nëse ato nuk kanë mjaftueshëm për vetet e tyre. Lejohet gjithashtu që t’ia japë burrit të saj nëse ai është i varfër, sikurse i ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue ‘ala Aalihi ue sel-lem – gruas së Ibën Mes’udit ku ajo i tha:

أيحل لي أن أدفع له صدقتي ؟ قال : نعم

“A më lejohet mua që t’ia jap atij zekatin tim?” Ai tha: “Po.”

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj