Autor: Muhamed Ibën Salih el-‘Uthejmin

Burimi: Silsiletu ue Durus ue Fetaua Lika`atu el-Baab el-Meftuh, vëll.8/fq.748-749

 

 

Pyetje: Dikush i dha borxh një personi tjetër, por më pas borxhliu nuk kishte mundësi që ta shlyente borxhin, nga pamundësia dhe varfëria e tij. A lejohet që t’ia falë borxhin atij dhe ta konsiderojë atë si zekat të pasurisë së tij?

 

Përgjigje: Nuk i lejohet! Domethënë, nuk i lejohet njeriut që ka për të nxjerrë zekatin, kur dikush i ka marrë borxh dhe s’ka mundësi që t’ia kthejë, ai t’ia falë borxhin në të njëjtën sasi që ka për të nxjerrë zekatin. Shejkhul-Islam (Ibën Tejmijjeh) ka thënë: “Kjo gjë nuk lejohet, pa pikë diskutimi.” Këndvështrimi i tij është i qartë, sepse zekati është marrje dhe dhënie.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

خُذْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ صَدَقَةً

“Merr lëmoshë nga pasuritë e tyre.” [et-Teubeh, 103]

 

Dhe Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i ka thënë Mu’adh Ibën Xhebelit:

أعلمهم أن الله افترض عليهم صدقة في أموالهم تُؤخذ من أغنيائهم وتُردُّ إلى فقرائهم

“Mësoji ata se Allahu ua ka bërë detyrë atyre nxjerrjen e lëmoshës në pasuritë e tyre, t’u merret pasanikëve dhe t’ju jepet fukarenjve të tyre.” [Sahih el-Bukharij, 1395]

 

Kurse borxhi nuk është si zekati.

 

Së treti, borxhi që i jepet hallexhiut është pasuri e humbur në realitet, sepse ndoshta ai vdes pa e shlyer atë, kurse pasuria që është në dorën tënde është pasuri që gjendet e pranishme, e kështu që s’mund ta bësh zekat atë pasuri të humbur në vend të pasurisë që gjendet e pranishme, sepse kjo i ngjason nxjerrjes së zekatit nga pasuria jo-cilësore në vend që ta nxjerrësh atë nga pasuria cilësore. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَنْفِقُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا كَسَبْتُمْ وَمِمَّا أَخْرَجْنَا لَكُمْ مِنَ الأرْضِ وَلا تَيَمَّمُوا الْخَبِيثَ مِنْهُ تُنْفِقُونَ

“O besimtarë! Jepni lëmoshë nga të mirat që keni fituar dhe nga ato që jua kemi nxjerrë Ne nga frytet e tokës. Mos dhuroni nga ato gjëra të pavlefshme të pasurisë suaj...” [el-Bekarah, 267]

 

Domethënë, mos merrni nga pasuria jo-cilësore që të nxirrni zekatin prej saj.

 

Përktheu: Alban Malaj