🔹Ka thënë Ibnul-Xheuzij, Allahu e mëshiroftë:

“Ebu Uthman en-Nehdij ka thënë: “Selefët i madhëronin tre dhjetë-ditësha:

🔸Dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes,

🔸Dhjetë ditët e fundit të Ramadanit dhe

🔸Dhjetë ditët e para të Sha’banit.”

Dijeni, Allahu ju mëshiroftë, se këto dhjetë ditët e Dhul-Hixhes nuk janë si ato dhjetët ditët e muajve të tjerë, porse këto dhjetë ditët e Dhul-Hixhes përmbajnë dhjetë virtyte:

1️⃣ se Allahu i Madhëruar është betuar në to duke thënë:

“Pasha dhjetë netët!” [el-Fexhr, 2] Dhe kur i Madhërishmi betohet në diçka, kjo tregon për madhështinë e saj;

2️⃣ se Ai i quajti ato “ditët e njohura”, siç ka thënë Ai: “dhe të bëjnë dhikër me emrin e Allahut në ditët e njohura…” [el-Haxh, 28] Ka thënë Ibën Abasi: “Ato janë pikërisht dhjetë ditët.”;

3️⃣ se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dëshmoi që ato janë ditët më të mira të kësaj bote;

4️⃣ se ai – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –nxiti që të bëhen vepra të mira gjatë tyre;

5️⃣ se ai urdhëroi që gjatë tyre të bëhet sa më shumë tesbih (fjala subhanAllah), tahmid (fjala elhamdulilah) dhe tehlil (fjala La ilahe il-lAllah);

6️⃣ se në to është dita e Teruijes (dita e 8 kur nis rituali i Haxhit);

7️⃣ se në to është dita e Arafatit dhe agjërimi i saj shlyen mëkatet e dy viteve;

8️⃣ se në to është nata e Tubimit, që është nata kur tubohen haxhinjtë në Muzdelife;

9️⃣ se në to është rituali i Haxhit, i cili është një prej shtyllave të Islamit;

🔟 se në to bëhet kurbani, i cili është simbol i fesë së Ibrahimit dhe i Sheriatit të Muhamedit.”

قال أبو عثمان النهدي :كانوا يعظمون ثلاث عشرات: العشر الأول من ذي الحجة والعشر الأخير من رمضان، والعشر الأول من المحرم.

اعلموا رحمكم الله أن عشركم هذه ليست كعشر وهو تحتوي على فضائل عشر:

الأولى: أَن اللَّه عز وجل أقسم بها فقال {وليالٍ عشر} وإذا أقسم العظيم بشيء (عظَّمه).

الثانية : أنه سماها الأيام المعلومات فقال تعالى :{ويذكروا اسم الله في أيام معلومات} .قال ابن عباس: هي أيام العشر.

الثالثة: أن رسول الله -ﷺ- شهد لها بأنها أفضل أيام الدنيا.

الرابعة: حثه -ﷺ- على أفعال الخير فيها.

الخامسة: أنه أمر فيها بكثرة التسبيح والتحميد والتهليل.

السادسة: أَن فيها يوم التروية.

السابعة : أن فيها يوم عرفه وصومه يكفر سنتين.

الثامنة : أن فيها ليلة جمع وهي ليلة المزدلفة.

التاسعة : أن فيها الحج الذي هو ركن من أركان الإسلام الخمسة.

العاشرة: وقوع الأضحية التي هي علم للملة الإبراهيمية والشريعة المحمدية .

Burimi: et-Tebsirah i Ibnul-Xheuzit, (vëll.2/fq.127)

Përktheu: Umer Bushi