Burimi: Komisioni i Përhershëm për Hulumtime dhe Fetva, vëll. 4, fq. 236

 

Pyetje: Deri ku është kufiri për zgjatjen e rrobave (pantallonave, xhelabijes, izarit)?

Përgjigje: Tërheqja zvarrë e rrobave është e ndaluar për burrat dhe ai që vazhdon ta bëjë këtë gjë, duhet të ndëshkohet. Rroba e besimtarit duhet të jetë deri në mesin e kërcirit. Nëse rroba është midis kërcirit dhe kyçeve, edhe kjo është e lejuar. E nëse rroba është poshtë kyçit të këmbës, atëherë kjo është haram dhe ai që e bën këtë meriton dënim në ahiret dhe ndëshkim në dunja. Kjo për shkak të asaj që është transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi se Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë:

ما أسفل من الكعبين من الإزار فهو في النار

“Rroba që kalon poshtë kyçeve të këmbëve, atëherë ajo (këmbë) është në Zjarr.” [Bukhari, nr. 5450]

Si dhe hadithe tjera të sakta që flasin për këtë gjë.

Prej Allahut vjen suksesi.

 

Anëtar: Abdullah Bin Ku’ud

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

Zëvendëskryetar: Abdur-Rezzak Afifi

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

 

 

Përktheu: Alban Malaj