Autor: Shejkh Abdul-Aziz bin Baz

Burimi: https://binbaz.org.sa/noor/8649

 

 

Pyetje: Çfarë bënte Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ditën e Xhuma?

 

Përgjigje: Nuk di që ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ta ketë veçuar me ndonjë gjë. Dita e Xhuma nuk veçohet me agjërim dhe as nata e Xhumasë nuk veçohet me namaz nate. Por ajo është ditë me vlerë, ditë e leximit të Kur'anit, bërjes së Dhikrit, faljes së namazit (të Xhumasë), dhe ditë e adhurimeve. Pra, nuk di diçka me të cilën Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ta veçonte ditën e Xhuma, përveç se është transmetuar prej tij –  sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ka thënë:

 

من قرأ سورة الكهف يوم الجمعة أضاه له نور بين المشرق والمغرب

“Kush e lexon Suren el-Kehf ditën e Xhuma, do t’i jepet dritë sa (është distanca) prej lindjes deri në perëndim.”

 

Apo siç ka thënë – ‘alejhis-salatu ues-selam.

 

 

Përktheu: Servet Mata