Autor: Shejkh Sulejman Rruhajli

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=49574

 

 

Pyetje: Cilat janë ato shenja që po u gjendën te një person, merret vesh që atij i kanë bërë magji?

 

Përgjigje: Njeriu mund të duket normal nga ana e jashtme, e megjithatë atij i kanë bërë magji.  Kjo kuptohet nëse shfaqet ndikimi jo normal te një gjë e caktuar. Nëse i këndohet Kur’an dikujt që i kanë bërë magji, ai bën lëvizje të shumta dhe të forta, e ndoshta e ndalon personin që po këndon Kur’an, që ai të mos vazhdojë të këndojë Kur’an. Kjo është prej shenjave të magjisë.

 

Pra, shenjat e magjisë o vëllezër kuptohen nëse te njeriu shfaqet ndikimi jo normal në një prej çështjeve të tij. Kjo mund të jetë nga magjia, se ai nuk pranon që t’i këndojnë Kur’an. E nëse i këndojnë Kur’an, ai fillon e lëviz, çohet ose ulet ose rrotullohet ose shtrihet ose përpiqet që ta ndalojë kënduesin e Kur’anit që të mos i këndojë më Kur’an. E nëse dëgjon këndimin e Kur’anit me audio, ai përpiqet që ta mbyllë audion apo bën veprime të ngjashme.

 

Këtyre mund t’u shtohen edhe veprime të tjera: hapja e shpeshtë e gojës, përgjumja gjatë këndimit të Kur’anit dhe dalja e lotëve pa asnjë sebep të dukshëm. Këto dy cilësitë e fundit janë bazë për sa i përket shenjave të syrit të keq. Sepse personin që e kanë ngrënë me sy, sipas eksperiencës së atyre që kanë përvojë, kur i këndojnë Kur’an, ai fillon të hapë gojën shpesh, pa pasur ndonjë lodhje apo ndonjë sebep, si dhe i dalin lotë nga të dy sytë, pa asnjë shkak. Kjo është shenjë që tregon se atë e kanë ngrënë me sy. Pra, nëse bëhen bashkë këto cilësi me veprimet që u përmendën në fillim, këto janë prej shenjave të magjisë.

 

Njeriu duhet të jetë mesatar, nuk duhet të jetë ekzagjërues, saqë të lidhet pas këtyre gjërave, e sa herë që t’i ndodhë ndonjë gjë, të thotë se atij i duket se i kanë bërë magji. Po ashtu, ai nuk duhet të jetë neglizhues, sepse magjia është e vërtetë. Porse ai duhet të jetë mesatar e të bëjë kujdes, pa e ekzagjëruar, dhe të kurojë veten e tij.

 

 

Përktheu: Alban Malaj