Autor: Muhamed bin Umer Salim Bazmul
Burimi: el-Metaali’u ue el-Usuul fi Fehmi Ehadiithi er-Resuul, vëll. 2/fq.68-72
Ibën Abbasi, radijAllahu anhu, ka thënë:
«الْعَيْنُ حَقٌّ وَلَوْ كَانَ شَيْءٌ سَابَقَ الْقَدَرَ لَسَبَقَتْهُ الْعَيْنُ، وَإِذَا اسْتُغْسِلْتُمْ فَاغْسِلُوا»
“Mësyshi është i vërtetë dhe ndodh realisht, nëse do t’ia parakalonte diçka Kaderit, ai do të ishte mësyshi. Nëse dikush ju kërkon që të laheni, ju lahuni.” (Muslimi, 2188)
Ky është urdhër i përgjithshëm për t’u larë.
Transmetohet nga Aisheja, radijAllahu anha, se ka thënë:
كَانَ يُؤْمَرُ الْعَائِنُ فَيَتَوَضَّأُ ثُمَّ يَغْتَسِلُ مِنْهُ الْمَعِينُ
“Ai që merrte mësysh ndonjë urdhërohej që të merrte abdes, pastaj lahej me të (ujin e abdesit) ai që ishte marrë mësysh.” (Ebu Daudi, 3880)
Transmetohet nga Ebu Umameh bin Sehël bin Hunejf se ka thënë:
مَرَّ عَامِرُ بْنُ رَبِيعَةَ بِسَهْلِ بْنِ حُنَيْفٍ وَهُوَ يَغْتَسِلُ فَقَالَ لَمْ أَرَ كَالْيَوْمِ وَلاَ جِلْدَ مُخَبَّأَةٍ . فَمَا لَبِثَ أَنْ لُبِطَ بِهِ فَأُتِيَ بِهِ النَّبِيَّ ـ صلى الله عليه وسلم ـ فَقِيلَ لَهُ أَدْرِكْ سَهْلاً صَرِيعًا قَالَ " مَنْ تَتَّهِمُونَ بِهِ " قَالُوا عَامِرَ بْنَ رَبِيعَةَ . قَالَ"عَلاَمَ يَقْتُلُ أَحَدُكُمْ أَخَاهُ إِذَا رَأَى أَحَدُكُمْ مِنْ أَخِيهِ مَا يُعْجِبُهُ فَلْيَدْعُ لَهُ بِالْبَرَكَةِ" ثُمَّ دَعَا بِمَاءٍ فَأَمَرَ عَامِرًا أَنْ يَتَوَضَّأَ فَيَغْسِلَ وَجْهَهُ وَيَدَيْهِ إِلَى الْمِرْفَقَيْنِ وَرُكْبَتَيْهِ وَدَاخِلَةَ إِزَارِهِ وَأَمَرَهُ أَنْ يَصُبَّ عَلَيْهِ
Amir bin Rabiah kaloi pranë Sehël bin Hunejfit, i cili ishte duke u larë. Amiri (i mahnitur) tha: “Nuk kam parë lëkurë burri e as lëkurë virgjëreshe ashtu si lëkura jote që po shoh sot.” Papritmas, atij i ra të fikët. Kështu, atë ia sollën Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe i thanë: “Sehlit i ka rënë të fikët.” Ai tha: “Cilin po e fajësoni për këtë?” Ata thanë: “Amir bin Rabian!” Ai tha: “Për çfarë gjëje ndonjëri nga ju e vret vëllain e tij? Nëse ndonjëri nga ju shikon te vëllai atë që e mahnit, le të lutet që Allahu ta begatojë atë.” Pastaj kërkoi t’i sillnin ujë dhe urdhëroi Amirin që të marr abdes; ai e lau fytyrën, duart deri në bërryla, gjunjët, pjesën e brendshme të izarit (rrobës) dhe e urdhëroi atë që t’ia hedh ujin atij (të cilin e kishte marrë mësysh).”
Në një transmetim tjetër të Malikut, qëndron:
فدعا رسولُ اللَّهِ ﷺ عامرًا فتغيَّظَ عليهِ وقالَ علامَ يقتلُ أحدُكم أخاهُ ألّا برَّكتَ اغتسِل لهُ فغسلَ عامرٌ وجهَه ويديهِ ومرفقيهِ ورُكبتيهِ وأطرافَ رجله وداخلةَ إزارِه في قدحٍ ثمَّ صبَّ عليهِ فراحَ سَهلٌ معَ النّاسِ ليسَ بهِ بأسٌ
“I Dërguari i Allahut e ftoi Amirin dhe shfaqi pakënaqësi ndaj tij, pastaj i tha: “Për çfarë gjëje ndonjëri nga ju e vret vëllain e tij? Pse nuk u lute për bereqet për të? Merr abdes për të.” Kështu Amiri e lau fytyrën, duart, bërrylat, gjunjët, gishtat e këmbëve, të brendshmen e izarit, duke e mbledhur këtë ujë (të abdesit) në një enë. Pastaj iu hodh ky ujë atij (që ishte marrë mësysh). Për një çast, Sehli u ngrit dhe vazhdoi të ecte bashkë me njerëzit e tjerë pa kurrfarë problemi.” (Maliku në Muettta, “Kitabul-Xhamië, Babu el-uduui min el-ajn,” nr. 1741, Ibën Maxheh “Kitabu Tibb, Babu el-ajn” nr. 3509)
Në transmetimin e Bejhakiut (9/351-352), ka shtesë: Ibën Shihabi – i cili është transmetuesi i hadithit nga Ebi Umameh – ka thënë:
“Abdesin (e mësyshit) që e kemi mësuar nga dijetarët tanë është në këtë formë:
Njeriu që ka marrë mësysh ndonjë, duhet të sjellë një enë me ujë. Këtë enë duhet ta mbajë lart që mos të jetë përdhe. Ky që ka marrë mësysh shokun e tij, të fillojë të marr abdes në këtë mënyrë:
Të fus dorën e djathtë në ujë dhe ta lajë fytyrën me të dhe ky ujë të bjerë në enë;
Pastaj të marr ujë dhe ta fusë në gojë, pastaj ta nxjerrë atë ujë (në po të njëjtën enë);
Pastaj të fus dorën e majtë dhe të marrë një grusht me ujë dhe ta hedhë atë në ujë;
E lan dorën e djathtë deri në bërryl me dorën e majtë; këtë e bën një herë dhe ky ujë të bjerë në këtë enë;
Pastaj i fut një herë të dy duart në ujin që është në këtë enë;
Pastaj e fut dorën në enë, merr një grusht ujë dhe e fut atë në gojë, pastaj e nxjerr atë duke e hedhur në këtë enë;
Pastaj e fut dorën e majtë në enë, merr një grusht ujë dhe ia hedh kurrizit të dorës së djathtë, po ashtu ky ujë të bjerë në të njëjtën enë;
Pastaj e fut dorën e majtë në enë, merr ujë dhe ia hedh atë bërrylit të krahut të djathtë. Kur e lan bërrylin e krahut të djathtë, dorën e djathtë e vendos në qafë;
Pastaj e bën të njëjtën gjë me bërrylin e krahut të majtë;
Pastaj e bën të njëjtën gjë duke e larë kurrizin e këmbës së djathtë nga rrëza e gishtave; të njëjtën gjë e bën edhe me këmbën e majtë;
Pastaj e fut dorën e majtë në enë, merr ujë dhe ia hedh atë gjurit të këmbës së djathtë; pastaj e bën të njëjtën gjë edhe me këmbën e majtë;
Pastaj të brendshmen e izarit nga ana e djathtë, e zhyt në ujë;
Pastaj, ai që ka e ka mbajtur në dorë këtë enë me ujë, ia derdh një pjesë të ujit nga mbrapa në kokën atij që është marrë mësysh; pastaj ia hedh tërë ujin e mbetur mbrapa shpine.
Ibën Ebi Dhib transmeton nga Zuhrij, se ka thënë:
“Atij që ka marrë mësysh dikë, i sillet një enë. Ai e fut dorën e tij në këtë enë, merr ujë dhe e fut atë në gojë, pastaj e nxjerrë këtë ujë në të njëjtën enë;
Pastaj e lan fytyrën duke marrë ujë dhe uji të bjerë po në këtë enë;
Pastaj e fut dorën e majtë, merr një grusht ujë dhe ia hedh atë pëllëmbës së dorës së djathtë;
Pastaj e fut dorën e djathtë, merr ujë dhe ia hedh atë pëllëmbës së dorës së majtë;
Pastaj e fut dorën e majtë, merr ujë dhe ia hedh atë bërrylit të krahut të djathtë;
Pastaj e fut dorën e djathtë, merr ujë dhe ia hedh bërrylit të krahut të majtë;
Pastaj e fut dorën e majtë, merr ujë dhe ia hedh këmbës së djathtë;
Pastaj e fut dorën e djathtë, merr ujë dhe ia hedh këmbës së majtë;
Pastaj e fut dorën e majtë, merr ujë dhe ia hedh atë gjurit të këmbës së djathtë;
Pastaj e fut dorën e djathtë, merr ujë dhe ia hedh atë gjurit të këmbës së majtë;
Pastaj e lan pjesën e brendshme të rrobës dhe ena nuk duhet të vendoset në tokë;
Pastaj ky ujë i hidhet përnjëherë në kokë nga mbrapa personit i cili është marrë mësysh.
Ebu Ubejd ka thënë: me të brendshmen e rrobës ka për qëllim pjesën e brendshme në fund të rrobës që e prek trupin e tij.”
Këtë e ka transmetuar Jahja bin Seid nga Zuhrij në të cilin transmetim ka shtuar: “Kjo enë në të cilën është marr abdes, i jepet atij që është marrë mësysh dhe ai pi nga ky ujë, fut ujë në gojë nga ky ujë dhe hedh ujë në fytyrë, pastaj i hidhet ujë në kokë, pastaj ky ujë nga kjo enë i hidhet në shpinë.”
Ajo që është për qëllim me këto që u përmend është, se i Dërguari, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, në hadithin e parë të Ibën Abbasit, e urdhëroi atë që kishte marrë mësysh që të merrte abdes dhe kjo fjalë e tij ishte e përgjithshme, kurse në hadithin tjetër u bë e qartë se nuk pati për qëllim abdesin në përgjithësi, porse pati për qëllim abdesin sipas një mënyre të caktuar. (Fet’hul-Barij, 10/176).
Përktheu: Jeton Shasivari