Autor: Shejh Salih el-Feuzan

Burimi: Feda’ilus-Salat ue Hukm ue Ukubetu Tarikiha

[Vlerat e Namazit, Gjykimi dhe Dënimi për atë që e braktis atë, fq. 18]


“Janë gjashtë cilësi që janë përmendur nga Allahu Subhanehu ue Te’ala dhe i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për namazin e hipokritëve:


E para: ai/ajo çohet për namaz veçse me dembelizëm.


E dyta: ata e përkujtojnë Allahun shumë pak.


E treta: ata duan të duken para njerëzve dhe nuk kanë frikë nga Allahu i Lartësuar.


E katërta: ata nuk e falin namazin në kohën e tij.


E pesta: ata nuk e falin namazin me xhemat.


E gjashta: ata nuk kanë qetësi në namaz por lëvizin sikur zogu që çukit.


Këto janë gjashtë cilësitë e namazit të hipokritëve.


Allahu na ndihmoftë.


Lus Allahun të na mbrojë ne dhe ju nga të gjithë ata.

 

Përktheu: Alban Malaj