Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad

Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai

 

 

(Duaja 1)

 

إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ

Innaa lil-Lahi ue innaa ilejHi rraaxhi`uun

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.” [1]

 

 

(Duaja 2)

 

إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ، اللَّهُمَّ اؤْجُرْنِي فِي مُصِيبَتِي وَأَخْلِفْ لِي خَيْرًا مِنْهَا

Innaa lil-Lahi ue innaa ilejHi rraaxhi`uun, Allahumme-u’xhurnii fii musiibetii, ue ekh'lif lii khajran minhaa

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. O Allah, më shpërble për shkak të kësaj fatkeqësie dhe më jep të mira pas saj.” [2]

 

 

(3)

Bën durim dhe shpreson shpërblim tek Allahu. [3]

 

 

Fundnotat:

[1]  Thotë Allahu në Kur'an:

وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ ﴿١٥٥﴾ الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّـهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ ﴿١٥٦﴾ أُولَـٰئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ ۖ وَأُولَـٰئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ ﴿١٥٧﴾

“Përgëzoi ata që bëjnë durim. Të cilët, nëse i godet ndonjë fatkeqësi thonë: të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Ata do t’i lavdërojë dhe do t’i mëshirojë Zoti i tyre, dhe ata janë prej të udhëzuarve.” [El-Bekare, 155-157]

 

[2] Transmeton Ummu Selemeh, gruaja e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, e cila thotë: “Çdo njeri të cilin e kap ndonjë fatkeqësi dhe ai thotë: “Innaa lil-Lahi ue innaa ilejHi rraaxhi`uun, Allahumme-u’xhurnii fii musiibetii, ue ekh'lif lii khajran minhaa”, Allahu do ta shpërblej atë për fatkeqësinë që e ka kapur, dhe do t’ia zëvendësojë atë me diçka më të mirë.

Prandaj, kur më vdiq mua Ebu Selemeh (burri që kishte para se të martohej me Pejgamberin), thash ashtu siç më urdhëroi i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, kështu që Allahu ma zëvendësoi me një burrë më të mirë se ai, e që ishte i Dërguari e Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” [Transmeton Muslimi, 918]

 

[3] Transmeton Suhejbi – radijAllahu anhu – i cili thotë: ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –: “Është për t’u çuditur me çështjen e besimtarit! Gjithçka që i ndodh atij është mirësi për të dhe nuk është kështu për ndonjë tjetër, përveç se për besimtarin. Nëse ka ndonjë gëzim, ai falenderon Allahun dhe kjo është mirësi për të. E nëse e godet ndonjë fatkeqësi, bën durim dhe kjo është mirësi për të.” [Transmeton Muslimi, 2999]

 

Përktheu: Servet Mata