Autor: Hamud bin Abdullah et-Tuejxhrij (1413 h.)
Burimi: Mexhmu’mu Muel-lefat ue Rasail el-Al-lameh et-Tuejxhrij, vëll. 3, fq. 304
Fjala e Tij, të Lartësuarit në Suren el-Mulk:
هُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ ذَلُولًا فَامْشُوا فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُوا مِن رِّزْقِهِ ۖ وَإِلَيْهِ النُّشُورُ
“Ai është i Cili e bëri tokën të nënshtruar plotësisht për ju, andaj ju ecni nëpër anët e saj dhe hani nga furnizimi i saj. Dhe tek Ai është ringjallja.” El-Mulk, 15
Ibën Kethiri, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, ka thënë:
“Allahu e përmendi begatinë e Tij ndaj krijesave të Tij që ua ka nënshtruar atyre tokën dhe e ka vënë atë në shërbimin e tyre, duke e bërë tokën një vend të qëndrueshëm që nuk lëviz dhe nuk lëkundet për shkak të përforcimit të saj me kodrat dhe malet.” Tefsir ibën Kethir, 8/179
Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, në komentimin e këtij ajeti ka thënë:
“Do të thotë se Allahu e ka bërë të qëndrueshme përmes kodrave në mënyrë që të mos lëvizë me banorët që mban ajo. Nëse toka do të lëvizte duke u tundur, nuk do të ishte e nënshtruar ndaj nesh dhe nuk do të ishte e përshtatshme për jetesë.” Tefsir el-Kurtubij, 18/215
Unë them: Nasa, pasuesit e Nasa-së dhe Muslimanët që ndjekin rrugën e këtyre, pretendojnë se toka lëviz 30 km në sekondë dhe brenda një dite ajo përshkon mbi 150.000 fersakh (724204 km).
Nëse kjo do të ishte kështu siç pretendojnë këta për lëvizjen e tokës me këtë shpejtësi marramendëse, toka nuk do të ishte e nënshtruar dhe e përshtatshme për krijesat, as nuk do të ishte shtrat dhe shtrojë. Nuk do të qëndronin mbi sipërfaqen e tokës ndërtime dhe drunj, e lëre më të qëndronin kafshë, për shkak të lëvizjes së shpejtë në ajër.
Shembullin e tokës që thonë ata se rrotullohet rreth vetes, krahasoje me një avion ushtarak që nuk mbërrin as edhe një të dhjetën e të dhjetave të shpejtësisë së tokës që pretendojnë ata dhe i që ka logjikë të shëndoshë, a mund të thotë se mund të qëndrojë një kafshë mbi shpinën e këtij avioni ushtarak duke fluturuar ky avion? Jo, kurrsesi! Këtë nuk e thotë ai që ka mend në kokë.
Ashtu siç është e pamundur që kafshët të qëndrojnë mbi shpinën e avionit kur ai lëviz, po ashtu edhe qëndrimi mbi sipërfaqen e tokës nëse ajo do të lëvizte me një shpejtësi marramendëse, do ishte më shumë e pamundur; toka nuk do ishte e përshtatshme për krijesat të jetojnë në të dhe nuk do ishte shtrat dhe shtrojë për to. Kjo tregon se toka është e palëvizshme dhe e qëndrueshme.
Përktheu: Jeton Shasivari