Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

 

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, nëse unë takoj një grup njerëzish, e dua t’ju jap selam e ti takoj me dorë, dhe mes tyre gjendet ndonjë plak i vjetër, apo ndonjë njeri me vlerë e me pozitë, a ta filloj selamin prej tij apo të filloj nga e djathta? Pasi ti jap selam atij, çfarë të bëj, a të vazhdoj me ata që janë në të djathtën e tij apo me ata që janë në të djathtën time?

 

Përgjigje: Këtë çështje nuk e kuptojnë disa njerëz. Nëse takon dikë, apo hyn në ndonjë vend atëherë fillo me më të madhin, qoftë me takim, a me servirjen e çajit apo kafesë e të ngjashme me to. Disa njerëz, e fillojnë nga e djathta edhe nëse ai (që takohet apo i serviret) është më i vogël. Kjo gjë është në kundërshtim me Sunetin, sepse Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – kishte në dorë misvak, dhe para tij ishin dy burra, ai donte t’ia jepte misvakun më të voglit, porse iu tha: ‘‘fillo nga i madhi, nga i madhi.’’[1] Ndryshon çështja nëse ai është ulur mes dy vetave dhe në të djathtën e tij ka të voglin, ndërsa në të majtën ka të madhin. Në këtë rast ai i jep përparësi atij nga e djathta edhe nëse është i vogël. Gjithashtu, nëse futet në konak fillon me të madhin, pasi i jep atij, atëherë fillon nga e djathta e vet dhe jo nga e djathta e të madhit.

Për shembull: futet një person me çaj në konak dhe i servirën të madhit; kujt i jep pas tij? I servir atij që ka në të djathtën e vet, dhe jo atij që është në të djathtën e atij që i serviri fillimisht, pra i servir atij që ka në të djathtën e vetë, kur të përfundojë me të djathtën fillon me të majtën.

 

Fundnota:

[1] Shënim i përkthyesit: Transmetohet nga Aishja - radijAllahu anha -, se ka thënë:

“I dërguari Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ishte duke pastruar dhëmbët me misuak, bashkë me të ishin edhe dy burra, atëherë atij iu shpall që jepja misuakun më të madhit.’’

E transmeton Ebu Daudi në Sunen. libri pastërtisë, kapitulli: “Burri e pastron gojën me misuakun e dikujt tjetër”, hadithi, nr: (50), e saktësoi Imam Albani në Sahijha,  vëll, 4, nr:(76).

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Muhamed Kallashi