Burimi: http://www.sahab.net/forums/?showtopic=136070


Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën e (prijësit) Nadir Shah në Iran [1]. Nadir Shah i thirri të gjithë dijetarët Sunni dhe dijetarët e Shijave në mënyrë që t’i bashkojë ata dhe të shikojë shkakun mospajtimit mes tyre. Erdhën të gjithë dijetarët e Shijave, kurse nga dijetarët Sunni erdhi veç njëri prej tyre, dhe ai erdhi me vonesë. Ai hyri tek ata duke i mbajtur këpucët e tij nën sqetulla. Dijetarët e Shijave e vështruan atë, dhe i thanë: “Përse ke hyrë tek (prijësi) Shah dhe po i mban këpucët (nën sqetulla) ?”

Ai tha: “Kam dëgjuar se Shijat në kohën e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i vidhnin këpucët!”

Ata thanë: “Nuk kanë ekzistuar Shijat në kohën e të Dërguarit!”

Ai tha: “Atëherë, mbaroi debati! Prej nga erdhët ju me fenë tuaj?”

________________________________________

[1] Dijetari që debatoi me Rafidijt ishte Abdullah es-Suejdi – Allahu e mëshiroftë -, lindi në vitin 1104 H, dhe vdiq më 1170 H.

Përktheu: Jeton Shasivari