Desha ta bëj të qartë një gabim që është përhapur në mesin e nxënësve të diturisë, e ai është: Çlirimi i qytetit të Konstantinopolit është realizuar nga Muhamed el-Fatih, Allahu pastë mëshirë për të!
Hadithet në lidhje me këtë temë ndahen në dy kategori:
Kategoria e parë: Hadithe që flasin për vlerën e atyre që do të marrin pjesë në ekspeditën ushtarake për të çliruar këtë qytet.
Kategoria e dytë: Hadithe që flasin për vlerën e atyre që do ta çlirojnë këtë qytet.
Të gjitha këto hadithe nuk kanë kurrfarë lidhje me Perandorinë Osmane dhe kur u referohemi këtyre haditheve që janë transmetuar, ky kategorizim bëhet i qartë:
1. Në Sahihun e Buhariut (nr. 2924), në “Librin e Xhihadit,” Kapitulli “Ekspedita ushtarake në det” nga Umu Haraam bint Melhanit, Allahu qoftë i kënaqur me të, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, të thotë: “Ushtria e parë nga Umeti im që do të marrin pjesë në ekspeditë ushtarake për të çliruar qytetin e Çezarit, janë të falur.” Unë i thashë: “A jam unë njëra nga ata që do të marr pjesë në këtë ushtri o i Dërguari i Allahut?” Ai më tha: “Jo.”
El-Hafidhi ka thënë: “Qyteti i Çezarit është Konstantinopoli.”
Shejkhul-Islam ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ka ixhma (konsensus) se ushtria e parë mori pjesë në këtë ekspeditë, ka qenë nën udhëheqjen e Jezid bin Muavijes. Nën udhëheqjen e tij ishin edhe disa Sahabë, siç ishte Ebu Ejub el-Ensari.” [Këtë çështje e ka përmendur në vëllimin e tretë (të Mexhmul-Fataua) kur është pyetur se a mallkohet Jezid bin Muavije apo jo].
2. Në Sahihun e Muslimit (nr. 2920) në “Librin e Fitneve,” nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “A keni dëgjuar për një qytet që gjysma e tij është në tokë dhe gjysma tjetër në det?” Sahabët i thanë: “Po.” Ai tha: “Nuk ka për t’u bërë Kijameti derisa të ndërmarrin një ekspeditë ushtarake 70.000 veta nga bijtë e Is’hakut për ta çliruar këtë qytet. Kur ata të kenë arritur në atë qytet, nuk do të luftojnë me shpatë dhe nuk do të gjuajnë me hark, por ata do të thonë “la ilahe il-lAllah! Allahu ekber!” Kështu, do të bie njëra nga dy pjesët e saj. Pastaj herën e dytë do të thonë “la ilahe il-lAllah! Allahu ekber!” kështu, do të çlirohet krejt qyteti. Pastaj ata do të hyjnë në të dhe do t’i marrin plaçkat e luftës. Përderisa ata janë duke i ndarë plaçkat e luftës, do të dëgjojnë një zë të lartë që ju thotë: “Ka dalë Dexhalli!” Në këtë moment ata lënë çdo gjë dhe kthehen.”
3. Në “Librin e Trazirave” në Sahihun e Muslimit (nr. 2897) transmetohet se ai, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka për të ardhur Kijameti derisa Romakët (të Krishterët) të vijnë për të luftuar në vendin el-Amaak (vend në periferi të Medines) apo në Dabig (vend në Siri afër qytetit Haleb). Kështu, do të dalë kundër Romakëve një ushtri nga Medineja dhe ata do të jenë njerëzit më të mirë mbi sipërfaqen e dheut në atë kohë...” derisa ai, paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të, vazhdoi e tha: “...këta do ta çlirojnë Konstantinopolin. Përderisa ata janë duke i ndarë plaçkat e luftës dhe i kanë varur shpatat e tyre në pemët e ullinjve, kur krejt pa papritur do të bërtas shejtani me zë të lart duke u thënë “Mesihu (Dexhalli) ka dalë dhe është në familjet tuaja.” Kështu ata do të kthehen – e kjo është gënjeshtër – dhe kur ata të mbërrijnë në Sham, atëherë do të dalë (Dexhalli).”
El-Kadi Ijad ka thënë: “Ajo që është memorizuar është se këta janë nga bijtë e Is’hakut.”
Pra, nëse nxënësi i diturisë mediton rreth këtyre haditheve, ka për të parë se këto hadithe s’kanë të bëjnë fare me çlirimin që bëri shteti Osman. Pra, Osmanët nuk janë prej atyre që morën pjesë në ekspeditën e parë ushtarake të cilët Allahu do t’i falë dhe as që do të jenë prej atyre që do ta çlirojnë atë herën e fundit, i cili çlirim natyrisht se nuk ka ndodhur deri në këto çaste.
Këto janë disa dobi që nxirren nga kuptimi i këtyre haditheve:
1. Kjo ushtri do të dalë nga Medineja dhe ata do të jenë njerëzit më të mirë mbi sipërfaqen e dheut në atë kohë.
2. Ata që do ta realizojnë këtë çlirim dhe çlirimet e tjera, janë ata që i përmbushin kushtet për të patur pushtet mbi të tjerët dhe që feja Islame të dominojë dhe të fitojë mbi të gjitha fetë tjera, e cila gjë është sqaruar në Suren en-Nur, në ajetin 55 [1], e ky është Teuhidi. Kështu që, e kemi obligim të mësojmë se çdo xhihad që nuk ka thirrje për në Teuhid dhe luftim të shirkut, nuk ka për të ndodhur që feja e tyre të dominojë dhe të jetë fitimtare në tokë.
Është një e mirënjohur se Perandoria Osmane është shteti më i madh besëtytnor që ndërtoi tyrbe, teqe, varre për adhurim; Perandoria Osmane thërriste për në adhurimin e idhujve. Kjo Perandori ndihmoi tarikatet Sufiste si asnjë shtet tjetër Islam përgjatë historisë. Perandoria Osmane e luftoi Shtetin e Teuhidit (të Muhamed ibn Abdul-Uehabit) dhe i vrau imamët më të mirë të thirrjes, dijetarët dhe prijësit e shtetit.
Ata që vajtojnë vazhdimisht për Perandorinë Osmane dhe Hilafetin e tij, janë vetëm adhuruesit e teqeve, tyrbeve, ata që janë injorantë për Sunetin dhe politikanët diletantë.
3. Çlirimi i Konstantinopolit do të realizohet me Tekbire (Allahu ekber) dhe Tehlil (la ilahe il-Allah). Kjo tregon për imanin e fortë që do të kenë ata. Pra, kur ata ta shqiptojnë fjalën e Teuhidit, do të rrënohen muret (e qytetit), kurse ata që besojnë në besëtytni dhe adhuruesit e tyrbeve po u nisën drejt këtij qyteti, ndoshta muret rrënohen mbi këta duke i shtypur e jo të rrënohen për t’u çliruar vendi.
4. Ajo që duket qartë nga hadithet është se qyteti i Konstantinopolit dhe qytetet që janë përreth tij, siç janë Shami me vendet rreth e rrotull tij, do të jenë nën pushtetin e qafirave në atë kohë, ngaqë çlirimi i vendeve dhe ndarja e plaçkave të luftës nga ana e Muahidunëve (ata që kanë Teuhid të saktë), nuk do të ndodh vetëm se në vendet që janë nën pushtetin e qafirave, e nuk është e domosdoshme që ata të jenë felëshues.
5. Ata që do ta çlirojnë qytetin e Konstantinopolit, do ta mbërrijnë Dexhallin, Mehdiun dhe Isain, alejhi selam, ashtu siç duket qartë në këto hadithe.
6. Gjithashtu nga ajo që duket qartë nga këto hadithe të trazirave (ftineve) dhe luftërave të përgjakshme në përgjithësi, është se luftërat do bëhen përsëri ashtu siç janë bërë në të kaluarën: me shpata, harqe dhe shigjeta.
E kam pyetur Shejhun tonë, kolosin Abdul-Muhsin el-Abbad, Allahu e ruajttë, për këtë çështje, ai e ritheksoi këtë duke më thënë: “Kjo myzhde e të Dërguarit të Allahut akoma nuk ka ndodhur.” Dhe për këtë u argumentua me hadithin e Muslimit në numrin 3 më lart.
Në fund them: I kërkoj Allahut të Madh që mua dhe të gjithë Muslimanët, të na forcojë në Teuhid dhe Sunet.
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.
Vëllai juaj Ibrahim bin Salih el-Muhejmid
____________________
[1] Allahu i Madhëruar thotë në Librin e Tij:
وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُمْ فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَىٰ لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّن بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا ۚ يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا ۚ وَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ
“Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se do t’u japë pushtet mbi të tjerët në tokë ashtu siç patën pushtet të tjerët para tyre dhe që do të bëjë që feja e tyre (Islami) të jetë feja dominuese dhe fitimtare (mbi të gjitha fetë tjera) me të cilën fe Ai është i kënaqur që ta kenë ata dhe që frikën e tyre do ta shndërrojë në siguri; ata le të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos Më shoqërojnë asgjë në adhurim. E kush mohon pas kësaj, pikërisht ata janë të shthururit.” En-Nur, 55.
Komenti i Shejkhut në Twitter më datë 14 Qershor 2020:
Këtë artikull e kam shkruar para 21 viteve në internet dhe ia kam lexuar Shejkhut tonë Abdul-Muhsin el-Bedër me titull: “Korrigjim i një gabimi historik rreth çlirimit të Konstantinopolit” dhe se çlirimi për të cilin ka përgëzuar Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, akoma nuk ka ndodhur.
Në atë kohë kam thënë një fjalë: “Perandoria Osmane ishte perandori e besëtytnive e cila ndërtoi tyrbe, teqe dhe e luftoi shtetin e Teuhidit (të Muhamed ibën Abdul-Uehhabit) dhe se hadithet nuk kanë për qëllim Perandorinë Osmane.”
Përktheu: Jeton Shasivari
تصحيح خطأ تاريخي حول فتح القسطنطينية للشيخ إبراهيم المحيميد ومعه تعليق للشيخ أبي عمر العتيبي
وأحب أن أنبه إلى خطأ شائع بين طلاب العلم وهو أن فتح هذه المدينة قد تحقق على يد محمد الفاتح -رحمهُ اللهُ- والأحاديث الواردة في ذلك جاءت على قسمين :
أولاً : أحاديث جاءت بذكر فضيلة أول من يغزو هذه البلدة .
ثانياُ : أحاديث جاءت بذكر فضائل من تفتح على يدهم هذه البلدة .
وكل هذه الأحاديث لا تمت بصلة إلى فتح الدولة العثمانية وبالرجوع إلى الأحاديث الواردة يتبين هذا التقسيم :
1- ففي صحيح البخاري .كتاب الجهاد. باب غزو البحر عن أم حرام بنت ملحان رضي الله عنها أنها سمعت رسول الله -صَلَّى اللهُ عليهِ وَسَلَّم- يقول : ((أول جيش من أمتي يغزون مدينة قيصر مغفور لهم)) فقلت: أنا فيهم يا رسول الله؟ قال: (( لا )) .
قال الحافظ " رحمه الله " مدينة قيصر هي القسطنطينية.
قال شيخ الإسلام ابن تيمية -رحمهُ اللهُ- : وبالإجماع أول جيش غزاها بقيادة يزيد بن معاوية وكان تحت أمرته بعض الصحابة منهم أبو أيوب الأنصاري [ ذكر ذلك في أوائل المجلد الثالث عندما سئل هل يلعن يزيد بن معاوية أم لا ] .
2- وفي صحيح مسلم كتاب الفتن عن أبي هريرة -رَضِيَ اللهُ عنهُ- قال رسول الله -صَلَّى اللهُ عليهِ وَسَلَّم- : ((هل سمعتم بمدينة جانب منها في البر وجانب في البحر؟ )) قالوا: (( نعم )) ، قال : ((لا تقوم الساعة حتى يغزوها سبعون ألف من بني إسحاق فإذا نزلوها لم يقاتلوا بسلاح ولم يرموا بسهم قالوا: لا إله إلا الله والله أكبر فيسقط أحد جانبيها، ثم يقول الثانية: لا إله إلا الله والله أكبر فيفتح لهم فيدخلوها فيغنموا فبينما هم يقسمون الغنائم إذا جاءهم الصريخ فقال: إن الدجال قد خرج فيتركون كل شيء ويرجعون )) .
3- وفي كتاب الفتن من صحيح مسلم أنه قال عليه الصلاة والسلام: ((لا تقوم الساعة حتى ينْزل الروم بالأعماق أو بدابق فيخرج إليهم جيش من المدينة من خيار أهل الأرض يومئذ)) -إلى أن قال عليه الصلاة والسلام: - ((فيفتحون القسطنطينية فبينما هم يقسمون الغنائم قد علقوا سيوفهم بالزيتون إذا صاح فيهم الشيطان المسيح قد خلفكم في أهليكم فيرجعون وذلك باطل فإذا جاؤو الشام خرج [ الدجال ]؟ )) .
قال القاضي عياض: المحفوظ : ((بني إسماعيل )) .
فإذا تأمل طالب العلم هذه الأحاديث وجد أنها لا تمت بصلة إلى فتح الدولة العثمانية بصلة فلم يكونوا في الغزو الأول المغفور لهم ولن يكونوا في الفتح الأخير بالطبع الذي لم يقع حتى هذه الساعة وهاك فقه بعض هذه الأحاديث :
1. أنهم يخرجون من المدينة وهم خيار أهل الأرض يومئذ .
2. أن من يتحقق الفتح على يدهم وبقية الفتوحات هم من حقق شروط الاستخلاف والتمكين في الأرض الموضح في سورة النور الآية رقم ( 55 ) وهو التوحيد وبالتالي يجب أن يعرف أن كل جهاد لا يقرن الدعوة إلى التوحيد ومحاربة الشرك فلن يمكن لهم .
ومن المعلوم بداهة أن الدولة العثمانية أكبر دولة خرافية عمرت المشاهد والقباب والقبور ودعت إلى عبادة الأوثان، ومكنت للطرق الصوفية ما لم تمكنه أي دولة إسلامية على مدى التاريخ، وحاربت دولة التوحيد، وقتلت خيار أئمة الدعوة من العلماء والأمراء .
ولا يتباكى أحد على الدولة العثمانية وخلافتها إلا عباد المشاهد والقباب وجهلة السنة والمراهقون السياسيون .
3- أن افتتاح المدينة يكون بالتكبير والتهليل وهذا يدل على قوة إيمانهم فعند النطق بكلمة التوحيد تهدم الأسوار، والخرافيون وعباد القباب إذا انطلقوا بها ربما تسقط الأسوار عليهم لا لهم .
4- ظاهر الأحاديث أن هذه البلدة وما جاورها من بلاد الشام وحولهما تكون تحت سيطرة الكفار آنذاك لأن فتح البلدان واقتسام الغنائم من قبل الموحدين لا يكون إلا في بلدان تحت سيطرة الكفار وليس بالضروري ردة أهلها .
5- أن من يفتح هذه البلدة يدركون الدجال والمهدي وعيسى كما هو طاهر الأحاديث .
6- كذلك يفهم من ظاهر أحاديث الفتن والملاحم عموماً أن الحرب تعود كما كانت بسيف ورماح ونشاب أي سِهام.
ولقد سألت شيخنا العلامة عبد المحسن البدر " حفظه الله " عن ذلك فأكد لي أن بشرى رسول الله لم تقع واستشهد بحديث مسلم رقم ( 3 ) ، ولعل الشيخ الألباني " رحمه الله " لم يقصد ذلك .
وفي الختام أسأل الله العظيم لي ولكم ولسائر المسلمين الثبات على التوحيد والسنة والسلام عليكم ورحمة الله وبركاته
أخوكم ومحبكم والداعي لكم بخير
إبراهيم بن صالح المحميد
هذا مقال كتبته قبل ٢١ سنة في الشبكة قرأته على شيخنا عبدالمحسن البدر بعنوان: تصحيح خطأ تاريخي حول فتح القسطنطينية وان صغة الفتح الذي بشر به رسول الله لم يقع وقلت في ذلك الوقت بالحرف الواحد أن الدولة العثمانية دولة خرافية شيدت القبور وحاربت دولة التوحيد وليست هي المعنية بالأحاديث