Burimi: Nurun ‘ala Derb, 515

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi! Ebu Muadhi pyet dhe thotë: “Çfarë është për qëllim me fjalën ‘Shoku i Kuranit’ në fjalën e tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: ‘Do t’i thuhet shokut të Kuranit: Lexo, lartësohu dhe zbukuroje leximin!’ siç vazhdon hadithi. A është kusht këtu mësimi përmendësh? Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Shoku i Kuranit është ai që punon me Kuran. Shoku i Kuranit është ai që punon me të, edhe në qoftë nuk e lexon krejt atë, por ai punon me Kuranin. Sa i përket atij që e mëson përmendësh Kuranin me dhjetë llojet e leximeve apo shtatë llojet e tij, por ai nuk punon me të, atëherë ky nuk është shoku i Kuranit.

 

Përktheu: Jeton Shasivari