O ju selefijin të çdo vendi, qofshi dijetarë, nxënësa të dijes apo xhemat i thjeshtë, o njerëzit e çmuar të çdo vendi, o diejt e ditës, o hënat e natës, o besnikët e çdo shoqërie, me të vërtetë që, ne po shohim këto ditë se, njerëzit e epsheve, bidateve dhe pavërtetësive, po forcojnë njëri-tjetrin, po ndihmojnë njëri-tjetrin dhe po thërrasin njëri-tjetrin që t'ju ndalojnë juve, ngaqë ata e dinë shumë mirë se, askush nuk i pengon dot ata nga prishja që po ua bëjnë fesë dhe dynjasë së njerëzve, veçse ju, lavdi Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm! Prandaj, ruhuni nga përçarja, kapuni fort të gjithë ju së bashku në Litarin e Allahut dhe mos u përçani! Dijeni se, garimi mund të çojë në hased të ndërsjellë, pastaj të çon në përçarje dhe në urrejtje të ndërsjellë. Prandaj, ruhuni nga kjo gjë!

 

Përktheu: Alban Malaj