Nëse sheh se vëllezërit e tu nuk janë më vëllezërit e tu, ndërkohë që ti nuk u gjen asnjë gabim në akide dhe as në adhurim.
Nëse pyetesh për akiden, përgjigjja jote dhe e tij është e njëjtë.
Nëse pyetesh për obligimin e kapjes mbas xhematit, përgjigjja jote është e njëjtë me përgjigjen e tij.
Nëse pyetesh për udhëheqësin dhe xhematin e tij, prapë jeni në të njëjtën rrugë.
Por, ti kur pyetesh për të, ti paralajmëron kundër tij.
Dhe kur ai pyetet për ty, ai paralajmëron kundër teje.
Ju keni sëmundje!
Ju jeni të sëmurë!
Mospajtimi juaj nuk është mospajtim në fe, nuk është mospajtim në akijde.
Ky është mospajtim për hesape personale.
Rregullojini mes jush problemet që keni mes veti!
Mos e prishni davetin e Allahut
Mos ua prishni muslimanëve fenë dhe xhematin e tyre!
Ju mes veti keni sëmundje prandaj kuroni vetet tuaja!
Mos i prishni nxënësit dhe vëllezërit tuaj, ndërkohë që në të gjitha çështjet e fesë ju jeni njësoj: i njëjti gjykim, e njëjta fjalë, i njëjti argumentim.
Por, sapo përmendet filani, ai fillon ta godasë atë!
Përmendet ai tjetri, fillon të paralajmërojë kundër tij.
Pra, sëmundja është pikërisht tek ju, prandaj kuroni vetet tuaja!Mos e përhapni këtë sëmundje tek bijtë e Islamit, duke ua prishur miqësinë dhe dashurinë, derisa të përçahen për opinione personale e jo për çështje fetare.
Ka arritur puna deri aty saqë një grup prej tyre qëndron te dera e xhamisë dhe i përzënë njerëzit nga xhumaja, duke mos i lënë që të falen me muslimanët!
Çfarë tregon kjo?
Që çështja ka kaluar në një gradë tjetër, akoma më të rëndë e më të rrezikshme: përzënia nga shtëpitë dhe xhamitë e Allahut!
Allahu na ruajttë nga kjo gjendje! A nuk po i japin fund ata kësaj rruge që po ndjekin?
Sepse ata po ndjekin një rrugë që nuk e kënaq Allahun dhe nuk është nga Suneti i Profetit ﷺ.
Përkundrazi, kjo është rruga e atij që do ndarjen dhe përçarjen.
Dhe kjo nuk është akideja e Ehli Sunetit.
Akideja e Ehli Sunetit është kapja pas xhematit.
Këshilla është e pranueshme, të gjithë gabojmë, askush nuk ta ndalon këshillën.
Këshilloni njëri-tjetrin.
Por ama kur gjendja arrin në këtë gradë, atëherë kjo nuk është më këshillë.
Përktheu: Abdullah Beqiri