Çfarë gjykimi ka ai që nxit fitne mes njerëzve me thashetheme, me spiunime, me lloje të ndryshme të ligësive? Pikërisht ky njeri që nxit fitne mes njerëzve është fitnexhi – Allahu na ruajttë! – është njeri i keq.
Detyra e muslimanit është e kundërta: detyra e tij është që të bëjë pajtim mes njerëzve, të thërrasë tek Allahu, të urdhërojë të mirën dhe të ndalojë nga e keqja, kjo është detyra e muslimanit, e jo që të jetë prishës mes njerëzve, t’i nxisë ata kundër njëri-tjetrit, të fusë përçarje mes tyre dhe të ndezë fitnen ndërmjet tyre, pikërisht kjo është rruga e shejtanit, rruga e shejtanëve prej njerëzve dhe xhinëve, për të shkaktuar largimin e njerëzve nga njëri-tjetri.
Përktheu: Abdullah Beqiri