Autor: Sulejman Ruhejli

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=34028

 

Pyetje: Cili është mendimi juaj për atë që thotë: “Nuk do të pyetet personi Ditën Gjykimit se a është filani bidatxhi apo a ke paralajmëruar kundër tij?”

Përgjigje: O vëllezër, kjo është defekt në kuptim. Është obligim që të mësohet se ne nuk flasim për filanin – për shembull – për faktin se ai është filani si person, porse për faktin se bidati është shpikje në fe dhe themi jo të heshtësh për atë person që bën bidate dhe i përhap ato. Kështu njerëzit mashtrohet nga këto bidate.

Kështu që, nëse bidatxhiu fshihet me bidatin e tij dhe nuk e njohim atë bidatxhi dhe ai nuk e shfaq bidatin në mesin e njerëzve, atëherë ne nuk shkojmë që ta gjurmojmë dhe ta zbulojmë atë, se ai a bën bidate apo nuk bën bidate?

Prandaj, të këtilla pyetja nuk parashtrohen vetëm se nga një person i cili nuk ka kuptuar se për çka po flasim. Pra, ti do të pyetesh Ditën e Gjykimit për një të keqe që ke patur mundësi ta ndryshosh atë dhe ti nuk e ke ndryshuar. Pjesë e të keqes është edhe përhapja e bidateve përmes pasuesve të bidateve dhe bërja e këtyre bidateve nga ana e disa njerëzve.

 

Përktheu: Jeton Shasivari