Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: El-Ixhabaat el-Muhimmeh fi el-Meshaakil el-Mulimmeh, fq. 178, dar el-Imam Ahmed

 

Pyetje: Përse duhet të paralajmërohet kundër njerëzve të bidateve përderisa ummeti po përpallet me armiqësinë e Jehudëve, të Krishterëve dhe sekularistëve?

Përgjigje: Muslimanët nuk mund t’i luftojnë Jehudët dhe të Krishterët nëse ata nuk i luftojnë bidatet që kanë në mesin e tyre. Fillimisht ata duhet t’i shërojnë sëmundjet, në mënyrë që të korrin fitore kundër Jehudëve dhe të Krishterëve, por përderisa Muslimanët e kanë humbur fenë e tyre dhe janë të zhytur në bidate dhe harame, janë të mangët në pasimin e Sheriatit të Allahut, ata s’kanë për të fituar as kundër Jehudëve dhe as kundër të Krishterëve, porse këta u janë vërsulur Muslimanëve për shkak të mangësive që kanë në fenë e tyre.

Andaj, është detyrë që të pastrohet shoqëria nga bidatet dhe të këqijat; të ndiqet urdhri i Allahut dhe urdhri i të Dërguarit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, përpara se t’i luftojmë Jehudët dhe të Krishterët. Nëse ne u shpallim luftë Jehudëve dhe të Krishterëve dhe vazhdojmë me këtë gjendje që jemi, asnjëherë s’kemi për të fituar kundër tyre, kurse ata do të fitojnë kundër nesh për shkak të mëkateve tona.

 

Përktheu: Jeton Shasivari