Autor: Rabij bin Hadij Umejr el-Medkhalij

Burimi: Mexhmu’u Kutub ue Fetaua ue Rasaili Shejkh Rabij el-Medkhalij, vëll. 15, fq. 376

 

E kam thënë më shumë se një herë: Romakët e pushtuan Palestinën në kohën e Beni Israilëve dhe gjatë historisë së Beni Israilëve jetuan tre profetë brenda një kohe dhe këta profetë nuk shpallën Xhihad. Ata tre profetë ishin: Zekerija, Isai dhe Jahja – alejhimu salatu ue selam. Sikur të donte Zoti yt, do të urdhëronte njërin nga profetët që të lutej kundër atyre armiqve dhe kështu Allahu do t’i fundoste ashtu siç e fundosi popullin Nuhit dhe ashtu siç e shkatërroi popullin e Adit dhe Themudit, porse Allahu i sprovon njerëzit me njëri-tjetrin. Thotë Allahu i Lartësuar:

﴿ ذَلِكَ وَلَوْ يَشَاءُ اللَّهُ لَانْتَصَرَ مِنْهُمْ وَلَكِنْ لِيَبْلُوَ بَعْضَكُمْ بِبَعْضٍ

“...kjo është kështu (në lidhje me gjykimin Tim ndaj qafirave), sepse po të dëshironte Allahu, do t’i ndëshkonte ata, porse Allahu u sprovon juve me njëri-tjetrin.” Muhamed, 4

Kur Allahu e ngarkon ummetin me xhihad dhe kur e sprovon atë? Atëherë kur të ketë fuqi dhe mundësi, si dhe kur të jenë përmbushur kushtet të cilat ua bëjnë të mundur atyre fitoren dhe triumfin. Por kur ata janë të dobët, Allahu nuk ua bëri detyrë xhihadin profetëve të cilët ishin krijesat më të afërta të Allahut dhe më të mira tek Ai. Allahu u përgjigjet shpejt profetëve për lutjet e tyre dhe Allahu i shkatërroi disa popuj për shkak të lutjeve të disa profetëve; Allahu e shkatërroi Faraonin dhe popullin e tij për ta ndihmuar Musain, alejhi salatu ue selam, por Allahu e sprovon atë që do. Kur Ai sprovon dikë, e Ai është i Mëshirshmi dhe i Urti absolut, nuk i ngarkon përtej mundësive të tyre as edhe profetët.

Përderisa xhihadi ishte i ligjshëm në kohën e profetëve, porse Allahu nuk i ngarkoi ata me xhihad edhe pse ishte i ligjshëm në kohën e tyre, përse Allahu nuk e vuri në fuqi ligjshmërinë e xhihadit dhe nuk i ngarkoi ata profetë me xhihad; kishte tre profet brenda një kohe dhe një vendi, e ai ishte Kudsi, por Allahu nuk i urdhëroi ata që t’i nxirrnin Romakët prej Kudsit. Pse? Sepse, është ligj i Allahut që mos t’i ngarkojë njerëzit me atë që ata nuk mund ta mbajnë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari