Autor: Muhamed bin Umer Salim Bazmul
Burimi: https://bit.ly/3b0Dv79
(Pyetje):
Një grua më pyeti duke thënë: “Ka gra që flasin në shkencën e xherhit dhe ta'dilit (kritikës dhe lavdërimit të njerëzve), a ka problem në lidhje me këtë çështje?”
Unë (Shejkh Muhamed Bazmul) iu përgjigja:
Nuk u takon grave që të flasin për këtë çështje dhe nuk di që ndonjëra prej grave të Selefëve të merrej me këtë gjë! Gruaja, në origjinë, është e ekspozuar ndaj të metave për shkak të menstruacioneve të saj, ndjeshmërisë së saj, shtatëzanisë së saj, lindjeve të saja, gjëra të cilat e bëjnë atë të mangët që të flasë për këto çështje. Nuk u takon fare grave të flasin për këtë temë, e ku më ta synojnë si dije që duhet mësuar! Gruaja duhet të mësojë prej çështjes së Fesë aq sa i mjafton asaj për të adhuruar Zotin e saj, dhe t'i përmbush përgjegjësitë e saj karshi burrit, fëmijëve dhe shtëpisë së saj.
Prej Allahut vjen suksesi!
Përktheu: Servet Mata