Autor: Salih ibn Feuzan el-Feuzan
Pyetje: Në përgjithësi gruaja muslimane një kohë të madhe e kalon në kuzhinë, duke përgatitur lloje të ndryshme gatimesh, kështu që i humbet asaj përfitimi prej kohëve në këtë muaj; prandaj a keni ndonjë këshillë në lidhje me këtë, dhe a shpërblehet ajo për përgatitjen e ushqimeve?
Përgjigje: Po, ajo shpërblehet për këtë që bënë, sepse po përgatit ushqim për agjëruesit. Kjo është prej bashkëpunimit në të mira dhe devotshmëri, andaj ajo shpërblehet për këtë gjë. Gjithashtu, gatimi dhe punët nuk e ndalojnë atë prej Tesbihut (SubhanAllah), Talilit (La ilahe il-lAllah), Tekbirit (Allahu Ekber), dhe leximit të asaj që di përmendësh prej Kur'anit. Nuk e ndalon atë gatimi prej përmendjes së Allahut 'Azze ue Xhel.
Përktheu: Servet Mata