Autor: Shemsuddin Muhamed bin Bekër bin Ejjub ibën Kajjim el-Xheuzijeh (v.751 h)

Burimi: Zadul-Me’ad, vëll. 4/fq. 287

 

Transmetohet nga Enesi – radijAllahu ‘anhu – se ka thënë:

عن أنس بن مالك رضي الله عنه قال :كانَ رسولُ اللَّهِ صلَّى اللَّهُ عليهِ وسلَّمَ يُفطِرُ علَى رُطَباتٍ قبلَ أن يصلِّيَ فإن لم تكن رُطَباتٌ فعلى تَمراتٍ فإن لم تَكُن حَسا حَسَواتٍ مِن ماءٍ

I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – e çelte iftarin me hurma të freskëta (rutab) para se të falej. E nëse nuk kishte rutab, atëherë me hurma të thata (tamr). E nëse nuk kishte tamr, atëherë pinte ca gllënjka ujë.” Sahih Sunen Ebi Daud, 2356

________________________

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ekziston një organizim shumë i mrekullueshëm në çeljen e iftarit nga ana e Pejgamberit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – me rutab, ose me tamr, ose me ujë. Për arsye se gjatë agjërimit stomaku është bosh, kështu mëlçia nuk gjen gjë për të thithur dhe për ta dërguar atë në tru dhe gjymtyrë, kurse ëmbëlsia është gjëja që më shpejt arrin në mëlçi dhe ëmbëlsia është më e preferuara e saj, sidomos nëse është rutab, mëlçia e pranon atë shumë shpejtë dhe në këtë rast përfiton mëlçia dhe truri. E nëse nuk ka rutab, atëherë edhe hurmat e thata janë të dobishme për shkak të ëmbëlsisë që përmbajnë dhe vlerës ushqyese. Nëse nuk ka hurma të thata, atëherë uji e shuan nxehtësinë e stomakut dhe nxehtësinë e agjërimit. Pas kësaj, stomaku merr lajmin për ardhjen e ushqimit dhe e pranon atë me ëndje.”

 

Përktheu: Jeton Shasivari