I Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi sel-lem, ka thënë: “Njerëzit do të vazhdojnë të jenë në mirësi nëse shpejtojnë në çeljen e iftarit. Vërtet Jehudët e vonojnë iftarin.” [1]

I Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi sel-lem, ka thënë: “Feja (Islame) do të vazhdojë të jetë triumfuese nëse njerëzit nguten që ta çelin iftarin, sepse Jehudët dhe të Krishterët e vonojnë atë.” [2]

لَا يَزَالُ النَّاسُ بِخَيْرٍ مَا عَجَّلُوا الْفِطْرَ عَجِّلُوا الْفِطْرَ فَإِنَّ الْيَهُودَ يُؤَخِّرُونَ

لَا يَزَالُ الدِّينُ ظَاهِرًا مَا عَجَّلَ النَّاسُ الْفِطْرَ، لِأَنَّ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى يُؤَخِّرُونَ

_______________

Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij hadithi ka thënë: “Ky është një tekst që tregon se triumfi dhe lartësimi i fesë (Islame) arrihet me shpejtimin e çeljes së iftarit, me qëllim që t’i kundërshtojmë Jehudët dhe të Krishterët. Përderisa kundërshtimi i tyre është shkak për fuqizimin e fesë, atëherë edhe qëllimi i dërgimit të pejgamberëve është që Allahu ta lartësojë fenë e tij mbi të gjitha fetë e tjera. Kështu që, kundërshtimi i tyre është një ndër synimet më të mëdha të dërgimit të pejgamberëve.” [3]

_________

[1] Transmeton Ibën Maxheh (1698). Shejkh Albani e ka bërë hasen në “Sahihul-Xhamië” (7695).

[2] Transmetojnë Ebu Daudi (2353) dhe el-Hakimi në “el-Mustedrak” (1573), kurse Shejkh Albani e ka bërë hasen në “Sahih Ebu Daud” (2538).

[3] Iktidau es-Sirat el-Mustekim, fq. 209

 

Përktheu: Jeton Shasivari