Autor: Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)

Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneuiah, vëll. 15, fq. 237

 

Pyetje: Cila është gjëja më e mirë për udhëtarin në Ramazan: prishja e agjërimit apo vazhdimi i tij, veçanërisht në atë udhëtim ku nuk ekzistojnë vështirësi, siç është udhëtimi me aeroplan apo me automjete tjera të transportit bashkëkohor? [1]

Përgjigje: Gjëja më e mirë për agjëruesin është prishja e agjërimit në udhëtim, pavarësisht nga udhëtimi. Kurse ai që agjëron në udhëtim, nuk ka gjë të keqe këtu, sepse Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kur udhëtonte, ndonjëherë agjëronte e ndonjëherë nuk agjëronte. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe Sahabët – radijAllahu ‘anhu. Por, nëse moti është i nxehtë dhe shtohen vështirësitë, preferohet që udhëtari ta prish agjërimin dhe është i urryer për të. Për arsye se kur Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – pa një person se njerëzit ishin mbledhur përreth tij me qëllim që t’i bënin hije, për shkak të vapës së madhe që ishte dhe ai nuk e shtynte dot agjërimin, ai – alejhi salatu ue selam – tha:

لَيْسَ مِنَ الْبِرِّ الصَّوْمُ فِي السَّفَرِ

“Nuk është prej devotshmërisë të agjërosh në udhëtim.” [2]

Po ashtu është vërtetuar nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ka thënë:

إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ أَنْ تُؤْتَى رُخَصُهُ كَمَا يَكْرَهُ أَنْ تُؤْتَى مَعْصِيَتُهُ

“Allahu do që të merren lehtësimet e Tij, ashtu siç urren që t’i bëhet mëkat Atij.” [3]

Kurse në një transmetim tjetër qëndron:

كما يُحِبُّ أَن تُؤْتَى عزائِمُه

“...ashtu siç do Ai që të zbatohen urdhrat e Tij.” [4]

Pra, nuk ka dallim këtu midis atij që udhëton me makinë, deve, anije e traget, dhe atij që udhëton me aeroplan, sepse që të gjitha këto quhen “udhëtim” dhe ata i shfrytëzojnë lehtësimet që kanë ardhur në Sheriat për udhëtimin. Allahu, i Pastri nga çdo mangësi, i ka ligjësuar dispozitat e udhëtimit dhe qëndrimit në një vend për njerëzit që ishin në kohën e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – si dhe për ata që do të jetojnë pas tij deri në Ditën e Kijametit. Allahu, i Pastri nga çdo mangësi, i di ndryshimet që vijnë kohë pas kohe dhe llojet e mjeteve të udhëtimit që do të ekzistojnë. Nëse dispozitat do të ndryshonin, Allahu do të na njoftonte, siç ka thënë Ai, i Plotfuqishmi dhe i Madhëruari, në Suren en-Nahl:

﴿وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً وَبُشْرَىٰ لِلْمُسْلِمِينَ

“Ne ty ta zbritën Librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe përgëzim për Muslimanët.” En-Nahl, 89

Po ashtu, i Pastri nga çdo mangësi, ka thënë:

﴿وَالْخَيْلَ وَالْبِغَالَ وَالْحَمِيرَ لِتَرْكَبُوهَا وَزِينَةً ۚ وَيَخْلُقُ مَا لَا تَعْلَمُونَ

“Dhe (Ai krijoi për ju) kuaj, mushka dhe gomarë, që ju t’i shaloni dhe zbukurim për ju. E Ai krijon atë që ju nuk e dini.” En-Nahl, 8

 

_________________

[1] Kjo pyetje dhe përgjigje është botuar në librin “Tuhfetul-Ikhuan” (fq.161) i Shejkh Ibën Bazit dhe është përhapur në gazetën “Ukadh” nr. 11822, më 5/9/1419 h.   

[2] Transmeton Bukhariu (1810) dhe Muslimi (1879).

[3] Transmeton Imam Ahmedi (5600).

[4] Transmeton Ibën Hibbani (3526) dhe Ibën Ebi Shejbeh (24794).

 

Përktheu: Jeton Shasivari