Autor: Abdurrazzak bin Abdulmuhsin el-Bedër

 

Agjëruesi këshillohet që gjatë agjërimit të tij, ta përmendë sa më shumë Allahun, në mënyrë që të fitojë sa më shumë në agjërimin e tij.

Është transmetuar në një hadith, të cilin disa dijetarë e kanë bërë hasen, se Pejgamberi - alejhis-salatu ues-selaam - u pyet për disa forma të bindjes ndaj Allahut, prej tyre edhe agjërimi. I thanë: Cilët agjërues kanë shpërblimin më të madh? Tha: “Ata që e përmendin më shumë Allahun.”

Dhe nga ky hadith, Ibën Kajjimi – Allahu e mëshiroftë – në librin e tij "El-uaabil es-sajjib", ka nxjerrë një rregull të dobishëm, që vlen për të gjitha ibadetet, e ai është: se njerëzit që marrin shpërblimin më të madh në të gjitha ibadetet, janë ata që e përmendin më shumë Allahun në të.

 

Perktheu: Umm 'Akil

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org