Autor: Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)

Burimi: Mexhmu’u Fetaua, vëll. 15, fq. 315

 

Pyetja: Nëse burri e puth gruan e tij gjatë ditës në Ramazan apo i bën një paralojë asaj, a e ka prishur agjërimin e tij? Na mundësoni të përfitojmë, Allahu ju bëftë të dobishëm. [1]

Përgjigje: Puthja e gruas, paraloja dhe përkëdhelja e saj pa bërë marrëdhënie intime me të kur burri është me agjërim, të gjitha këto gjëra janë të lejuara dhe nuk ka ndonjë problem, ngaqë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i puthte dhe i përkëdhelte gratë e tij duke qenë me agjërim. Por nëse kihet frikë se mund të bjerë në atë që e ka ndaluar Allahu për faktin se ai ka epsh të furishëm, atëherë kjo është e urryer për të. Nëse ai ejakulon (si rrjedhojë e paralojës, puthjeve dhe përkëdheljeve), e ka detyrë që mos të hajë dhe të pijë deri për iftar dhe e ka detyrë që ta kompensojë atë ditë, dhe nuk ka shpagim për të sipas xhumhurit (shumicës së mendimit të dijetarëve). Kurse dalja e lëngut paraspermal, nuk e prish agjërimin sipas mendimit të saktë të dijetarëve, sepse në origjinë agjërimi është i plotë dhe nuk është prishur.

Allahu është Dhënësi i suksesit.

_________________

[1] Kjo përgjigje qe botuar në librin “ed-Daueh” vëll. 2, fq. 164.

 

Përktheu: Jeton Shasivari