Autor: Shejkh Sulejman Rruhajli

Burimi: https://www.tasfiatarbia.org/vb/showthread.php?t=23524

 

Pyetje: Muaji i Ramazanit po afron, a na lejohet që t’i zbukurojmë shtëpitë tona me lloje të ndryshme të zbukurimeve, si tullumbace, drita e letra ngjitëse, që ta ndiejmë ne dhe fëmijët tanë se ky muaj nuk është si gjithë muajt e tjerë dhe që ta presim atë? Nëse kjo është e lejuar, a lejohet gjithashtu që të merret ndonjë shpërblim për këtë zbukurim? 

Përgjigje: Ky është bidat i shpikur. Vendosja e zbukurimeve, dritave, ngjyrave e kandilave të Ramazanit nëpër shtëpi e të tjera si këto, është bidat që ka hyrë te muslimanët në kohën e sundimit të Shijave Fatimijunë dhe nga ata që erdhën mbas tyre. Nuk ka dyshim se bidatet vijnë si pasojë e emocioneve dhe epsheve të zbukuruara.

Kur hynte Ramazani, Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ishte njeriu më i zellshëm në vepra të mira, por ai nuk e zbukuronte shtëpinë e tij, as xhaminë e tij, as nuk urdhëronte që të bëhej një gjë e tillë dhe as nuk e kanë bërë këtë Sahabët, as Tabi’inët e as katër Imamët. Madje, unë as nuk e kam lexuar këtë gjë në librat e ndonjë prej dijetarëve të umetit.

Kjo gjë i mvishet Ramazanit dhe adhurimit dhe nuk bëhet ngaqë është zakon, por i mvishet atij nga aspekti i ibadetit sepse ai lidhet me muajin e adhurimit, pra hyn tek tema e ibadetit dhe jo tek tema e zakoneve. Prandaj, duhet ta braktisim këtë gjë.

Afrimin e Ramazanit ne e ndiejmë duke agjëruar sa më shumë në muajin Shaban, ashtu siç bënte Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –, duke përkujtuar ditët e mira të Ramazanit dhe duke u gëzuar me ardhjen e tij, ashtu siç bënte Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -.

 

Shkëputur nga mësimi Sherh deliil et-taalib li-nejl el-metaalib, jeumu sebt, sh’aban, 1438 h.

Përktheu: Umm 'Akil