"Nëse dita e bajramit bie në ditën e xhuma, qoftë bajrami i Fitrit apo bajrami i Kurbanit, pra, nëse bie në ditën e xhuma dhe njerëzit falin bajramin në fillim të ditës, autori tha se çdokush që e ka obligim xhumanë, ndërkohë që ka falur bajramin, atëherë bie nga ai obligimi i xhumasë, domethënë i lejohet atij që ta falë namazin e drekës me xhemat ose i lejohet që ta falë xhumanë, ngaqë nuk e ka obligim që ta falë xhumanë.

Pra, nëse prezanton për namazin e drekës, kjo i mjafton atij, siç e përmendëm në fillim të kapitullit, me përjashtim të imamit, se po nuk prezantoi imami për namaz, atëherë kush do falet me njerëzit? 

Pra, obligimi i xhumasë nuk bie për imamin por bie për xhematin. Kështu kanë vepruar Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, siç ka vepruar 'Uthmani e të tjerë veç tij, në prezencë të Sahabëve. Kështu që, kjo tregon që ky veprim është suneti."

Përktheu: Alban Malaj