Autor: Ahmed Ibn Jahja en-Nexhmij

13/3/1428 Hixhrij

E gjithë lavdia i takon Allahut, lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.

E më tej:

Më dërgoi Ebu ‘Abdur-Rrahman Ibn Hasen ez-Zendij el-Kurdij librin e tij të quajtur “Sa’ikatul-Mensur li-Nesf Bide’a ue Dalalat esh-Shejkh Mesh`hur”. Ka ndenjur tek unë (ky libër) për njëfarë kohe dhe s’kam patur mundësi ta lexojë. Pastaj e lexova për shkak të pyetjeve që më vinin rreth librit vazhdimisht, dhe pavarsisht punës sime, unë e lexova dhe pashë se ai është libër i mirë në përmbajtjen e tij si refuzim kundër Shejkh Mesh’hur Hasen Aali-Selman në një sërë çështjesh:

1 – Prej tyre është thënia: (Pohojmë për Allahun se ka Sy pa e specifikuar se ka një apo dy në mënyrë absolute, sikurse ka ardhur. Kurse ai që specifikon numrin e tyre duhet të sjellë argument.) Dhe ka përmendur fjalën e Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Vërtet Zoti juaj nuk është me një sy, kurse Mesihu i Rremë (Dexhalli) e ka syrin e tij të djathtë të qorruar, sikur të ishte kokërr rrushi e dalë.” Pra, ai refuzoi ta pranojë atë (që Allahu ka Dy Sy) dhe këmbënguli në pretendimin e tij.

2 – Prej tyre janë insinuatat e tij për tekfir mbi shoqëritë Islame.

3 – Prej tyre janë insinuatat e tij për lejim të kryengritjes kundër udhëheqësve Muslimanë.


4 – Prej tyre është lejimi i atentateve vetëvrasëse, për të cilat Muslimanët kanë pajtim se ato janë të ndaluara.

5 – Prej tyre është mbrojtja e tij për sektet e shkatërruara, siç janë Ikhuanul-Muslimun dhe Xhemati Tablig.

6 – Prej tyre është mbrojtja e tij për Njerëzit e Bidatit, u jep atyre shkëlqim e lëvdata. Dhe ai thotë për Xhemaludin Afganin që është Mason (Muxhedidi Përmirësues!!), për Muhamed ‘Abduh el-Misrij, edhe ky është Mason (Muxhedidi Përmirësues!!), për Sejjid Kutbin (Shkëndijë Drite!!), për Karadauin (Alim, i Ditur), për Adnan Ar’urin (Re Diturie), për Ebu Guddeh el-Keutherij (Dijetari i Madh, Verifikuesi, Mjeshtri) dhe për tekfirsin el-Magrauij (Selefij!!!).

Ndërsa titulli i fundit në libër është rreth sharjeve të Mesh`hurit kundër Njerëzve të Dijes, dhe sharjet e tij janë dyllojëshe:

1 – Sharje e përgjithshme: siç është thënia e Mesh`hurit: “Ulematë, nëse ka, ata janë të paaftë.” Dhe thënia tjetër e tij: “Ulematë nuk janë për njerëzit në përgjithësi.” Dhe unë them: e për kë janë, nëse nuk janë për njerëzit në përgjithësi me fetvatë, me mësimdhënie, urdhërim për të mirë, ndalim nga e keqja, udhëzim tek veprat e mira dhe paralajmërim nga veprat e këqija? A kanë jetuar Ulematë për të bërë qejf e argëtim, apo për të mbledhur para me përgjigjet e tyre apo me gjëra të tjera? Apo jetuan për t’u kapardisur e për të shitur mendje? Jo që jo, ata jetuan të vetëmjaftuar duke u përpjekur të përmirësonin ibadetin që njerëzit bënin për Allahun, me të cilin shpresonin shpëtimin e tyre dhe jetuan që t’i mësonin njerëzit, t’i këshillonin dhe t’u sqaronin hakun duke bërë davet e duke shkruajtur, ndonëse pozitat e tyre në këtë janë të ndryshme.

2 – Sharje specifike: siç është thënia e tij: “Leximi i filanit nuk është i rrjedhshëm.” Dhe “Filani nuk di gjë tjetër përveç asaj.”

Kështu që, autori e ka refuzuar Mesh`hur Hasenin për çdo gjë që u përmend, me këtë sqaroi hakun dhe asgjesoi kamuflimin. Prandaj unë i nxis të rinjtë që ta lexojnë këtë refuzim në sajë të dobive që përmban ai.

Dhe suksesi është prej Allahut.

Përktheu Alban Malaj