Bismilah...

Autor: Muhamed bin Abdul-Uehhab el-Uassabij (Allahu e mëshiroftë)

 

Nuk i besohet librit “Mos u trishto” të Aid el-Karnit, sepse Aid el-Karni në çështjet e akides është pështjellues dhe dredharak, e përzien akiden Sunnite me akiden e Khauarixhëve, Murxhiave dhe Xhebrijve. Ai është pështjellues në akide. Kështu janë në përgjithësi edhe librat e tjerë të tij, saqë edhe hutbet që ai mban kanë kundërshtime të Sheriatit. Tefsiri i tij që quhet “Tefsirul-Mujesser” ka kundërshtime dhe akide të Khauarixhëve. Pra, Aid el-Karni është prej atyre që e fut helmin në mjaltë, ose këtë e bën me qëllim ose e bën nga injoranca që ka.

Andaj, Muslimani e ka për obligim që mos t’i besojë një njeriu që është në këtë gjendje. Ky njeri në çështjet e akides është pështjellues dhe dredharak. Nuk i besohet këtij njeriu! Mjafton fakti që ky njeri ka devijime. E nëse ti e merr këtë devijim të tij, atëherë ti ke bërë një gabim të madh! Jeta është e shkurtër, kështu që mos bëj eksperimente me jetën tënde. Që në fillim, ndërtoje dhe mësoje akiden tënde duke u bazuar në akiden e saktë. Lexo prej njerëzve të dijes që janë të besueshëm në fe.

 

Përktheu: Jeton Shasivari