Shejkh Muhamed NasiruDin el-Albani (Allahu e mëshiroftë).

Burimi: Silsiletul Huda uen Nur: 519.

 

Pyetësi: ...Këto çështje janë prej çështjeve të magjisë dhe epilepsis.

Shejkhu: Çfarë çështjesh?

Pyetësi: Çështje magjish.

Shejkhu: Magjish?

Pyetësi: Po, dhe epilepsia në rrugë sheriatike, sipas të cilës janë transmetuar hadithet; disa xhinde dalin prej njeriut pastaj rikthehen, kështu që unë përdor me ta mënyrë të ashpër, marr një shirit në të cilin shkruaj disa ajete prej sures "Buruxh" dhe dhjete ajetet e para prej sures "Saffat", ajetin "Kursij", pastaj unë e djeg këtë shirit duke lexuar këto ajete. Dhe sipas përvojës, pas kësaj, Shejtani nuk kthehet më te i sëmuri.
Dhe e njëjtë me këtë metodë është p.sh: unë sjell ujin ose vajin, lexoj në to e ja jap të pijë të sëmurit pa e përmendur Emrin e Allahut, d.m.th: ai nuk e përmend Allahun, porse gjatë prezencës se Shejtanit ose xhindit, i cili është futur te ky njeri, d.m.th: gjatë pirjes, ai pi duke qenë xhindi prezent d.m.th: vetë personi është që pi ndërsa xhindi është brenda te ky person, çfarë gjykimi ka kjo o shejkh?

Shejkhu: Nuk ka dyshim se hukmi për këtë mënyrë, te cilën ti e përshkruajte, është se ajo hynë në përgjithësimin e fjalës së tij alejhis-salatu ues-selam:

"Largojuni gjërave të shpikura, sepse çdo e shpikur është bidat, dhe çdo bidat është humbje, e çdo humbje është në zjarr!"

Prej asaj që vihet re në këtë kohë – kohë e shtimit të fitneve dhe kohë e larmishmërisë së tyre – pjesë e këtyre fitneve është përhapja e pretendimit se njerëzit sundohen prej xhinëve nga njëra anë dhe nga ana tjetër propagandimi se gjenden disa njerëz - të cilët po ashtu i emërtojnë jo me emrat e tyre "meshajkh" - që kurojnë këta të sëmurë prej xhinëve.

Natyrisht, që ne nuk i mohojmë tekstet e Kuranit dhe Sunetit dhe Selefus Salih për sundimin e xhindeve ndaj njerëzve e cila quhet, p.sh: çfarë i përngjan epilepsisë dhe mund që mos të bashkohet me të epilepsia e dukshme, kjo është e vërtetë, ne nuk e mohojmë këtë, sepse është vërtetuar në Sunet që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka mjekuar disa që ishin sulmuar nga prekja e xhinëve, porse, ne hedhim poshtë çdo mjet, i cili është shpikur në këto breza ose në këtë brezin e fundit. Dhe prej asaj që hedhim poshtë është: ajo që e përshkruajte ti, që të shkruhen disa ajete pastaj të digjen etj.

Unë e këshilloj çdo musliman i cili është i vendosur dhe na mbështet neve në obligueshmërinë e kthimit te Kurani dhe Suneti, dhe na mbështet neve në pasimin e udhëzimit më të mirë - udhëzimi i Muhamedit alejhis-salatu ues-selam dhe na mbështet neve në pasimin e fjalës së shokëve të tij të nderuar: "Pasoni e mos shpikni, s'ka dyshim se kjo ju mjafton juve, dhe binduni urdhërit të lashtë!"

Ne e këshillojmë secilin musliman, i cili është i përbashkët me ne në besimin e këtyre parimeve dhe të këtyre rregullave Islamike: që mos të shtojë gjatë kurimit të problemeve të hyrjes së xhindit te njeriu asgjë tjetër përveç këndimit të Kuranit; jo më shumë se kjo në mënyre absolute.
Nuk lejohet të bisedosh me shejtanin, i cili është futur tek i sëmuri, nuk lejohet as kërkimi i lajmeve prej shejtanit e as të kërkosh prej tij p.sh: që të tregojë për magjinë që i është bërë këtij të sëmuri, dhe ku është kjo magji; sepse kjo hynë në kërkimin e ndihmës prej xhindit, e nuk ka dyshim se kërkimi i ndihmës prej xhinëve është më i keq se kërkimi i ndihmës prej kafirave, gjë e cila ka ndodhur në këtë kohë.
Kjo për shkak se Allahu ‘Azze ue Xhel-le, duke sqaruar një prej shkaqeve të dalaletit të mushrikëve, te të cilët u dërgua Muhammedi alejhis-salatu ues-selem, thotë:

"Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën."
[el-Xhinn, 6]

Isti'adhe prej xhinëve është: kërkimi i ndihmës prej tyre, kërkimi i dijes prej tyre, kërkimi i ilaçit (kurimit) prej tyre. Kështu që nuk lejohet kjo me të cilën janë sprovuar shumë prej djemve (shebabeve). Prej tyre ka njerëz të cilët i njohim që janë të kapur pas Islamit, por i sheh ata të kapur pas Islamit sikur ajo gruaja që vesh vetëm khimarin pa xhilbab ose vesh vetëm xhilbabin pa khimar, dmth: nuk i vesh të dyja.

Për këtë arsye, ne i këshillojmë këta djem musliman të cilët janë me ne, në rrugën të cilën e përmendëm pak më parë me disa parime dhe rregulla: që mos të shtojnë – në kurimin e të sëmurit me epilepsi, ose atij që e kanë prekur xhindët – më shumë se leximin e disa Ajeteve nga Kurani i Ndershëm.
Kjo është përgjigja që kam unë ndaj kësaj pyetje.

Pyetësi: Me disa xhindë ose disa shejtanë është nevoja që njeriu të diskutojë me ta në mënyrë që t'i bindë p.sh: ka disa xhindë që duan të futen në Islam - ta shfaq Islamin e tij - porse do që të bindet, dhe ai vetë të pyet, ai shejtani ose xhindi pyet disa pyetje për të cilat kërkon përgjigje, prej këtu unë hyj në diskutim me ta se mos ndoshta bëhem sebep që ta bind atë (xhindin) in shaa Allahu ‘Azze ue Xhel-le.

Afërsisht para një ose dy javësh u ndesha me një rast, dhe në këtë rast pati nevojë për bindje me Kuran dhe Sunet, ky vëllai pretendonte se fliste me një xhindë.

I thashë: Ti flet me xhindin?

Tha: Po.

I thashë: A mund ta sjellësh këtë xhind e ta lejosh atë që të flasë?

Tha: Tani do vijë në dorën time të djathtë, lëre të rrëfehet.

Thashë: Mirë. Erdhi në dorën e tij të djathtë dhe e kapi lapsin dhe shkruajti në mes të letrës: "Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu", pastaj tha (xhindi): Më pyet çfarë të duash!

E fillova ta pyes disa pyetje:

- I thashë (xhindit): Si e ke emrin?

-Tha: Ebu Muhamed, emri im kështu e kështu

-Thashë: Sa vjeç je?

-Tha: 550 vjeç.

-Thashë: Çfarë pune bën?

-Tha: Botanist.

Pastaj vazhdoi të pyeste disa pyetje, e në fund i thashë se unë dua të flas me ty, çfarë më garanton mua se ti je xhind?, sepse ka mundësi që ai që shkruan të jetë vet personi, pra, si mund ta dalloj unë?

Tha (xhindi): lexomë Kuran dhe e merr vesh.

Dhe i lexova atij Kuranin e kur i lexova Kuranin tha (xhindi):

Unë jam vet Shejtani, unë nuk jam ebu Muhamedi, as nuk jam botanist, unë jam shejtani vetë dhe kam ardhur që të sprovoj ty, nuk erdha që të vendosem te ky person por, erdha që të sprovoj ty e të shoh se si i nënshtron xhinët dhe i nxjerrë prej njerëzve.
E hyra në bisedë me të e ai Shejtani më polemizonte e më thoshte: ti nuk ke fuqi kundër meje edhe nëse e lexon të gjithë, edhe edhe...
Dhe lexova kundër tij suren"Saffat" suren "Jasin" suren "Dukhan" të plota gjithashtu lexova kundër tij (shejtanit) edhe disa ajete derisa në fund – u çlirua - pastaj e thirra ezanin në veshin e tij të djathtë;

Tha (Shejtani): më nënshtrove më nënshtrove, dhe këtu doli;

Dhe tha: unë nuk kam ardhur që të rri te ky njeri, porse erdha që të sprovoj ty.
Kështu iku xhindi dhe nuk u kthye më; i lexova këtij vëllait të sëmurë dy herë, dhe nuk u konstatua më asgjë te ky vëlla.

Shejkhu: Nuk na shtove asgjë të re, dhe si rrjedhojë unë nuk kam asgjë të re, ti e ke për detyrë të kapesh për udhëzimin e Selefëve, dhe mos u kap pas rregullit i cili buron prej Jehudëve: "Qëllimi e justifikon mjetin" asesi mos mendo se ato çështje që ti i shton mbi leximin e Kuranit – ky lexim të cilin e lexonte i Dërguari jonë alejhis-salatu ues-selam mbi të sëmurin me epilepsi – nëse ti shton mbi këtë lexim, atëherë nuk ka ndryshim midis kësaj shtese që bën ti dhe shtesës që bën një shi'it "Unë dëshmoj se Aliu është velij i Allahut" as mes asaj që bën një sunij "es-salatu para ezanit apo pas ezanit" e gjithë kjo hyn në përgjithësimin e hadithit të mëparshëm:

"Largojuni gjërave të shpikura, sepse çdo e shpikur është bidat, dhe çdo bidat është humbje, e çdo humbje është në zjarr!"

Ne në tregime si këto kemi dëgjuar gjëra të mëdha, madje shumë, shumë, të mëdha, që "Filan xhind i cili ishte futur te filani apo te filaneja, pati mundësi që ta nxjerrë xhindin prej tij dhe ta bëjë musliman, dhe u shndërrua xhindi në musliman, më vonë u shndërrua në shokun e tij (njeriut).

Njëri prej të pranishmëve: A do falemi në Xhaminë e Da'uas o shejkh?

Shejkhu: Si?

Pyetësi: A do falemi në Xhaminë e Da'uas?

Shejkhu: Ah! Dhe pastaj ky njeriu kërkonte ndihmën e shokut të tij xhind që të mjekonte të sëmurë të tjerë me epilepsi".
O xhemat! Kjo është ajo: kërkimi i ndihmës prej xhinëve (isti'ane) të cilën i Dërguari e ka ndaluar në mënyrën më të ashpër:

"Kush i shkon falltarit dhe e beson në atë që thotë ai (falltari), atëherë (shkuesi) vetëm se ka bërë kufër në atë që i zbriti Muhamedit".
Kur të thotë ty: "Unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i dërguari Allahut", "Unë po bëhem musliman", ti mund ta besosh?

Pyetësi: Jo, nuk e besoj.

Shejkhu: Unë nuk po flas për një ngjarje të caktuar –Allahu të udhëzoftë – unë nuk fola për një ngjarje të caktuar dhe konkretisht unë thashë – unë mbaj mend se çfarë thashë – thashë: mundet që ta besosh. A ka mundësi?

Pyetësi: Po

Shejkhu: Dhe ka mundësi që mos ta besosh?

Pyetësi: Unë edhe nëse thotë...

Shejkhu: Dëgjo!

Pyetësi: Po!

Shejkhu: Si do ta dallosh ti xhindin që thotë të vërtetën nga ai që është gënjeshtar? Dhe ne sot jetojmë me njëri-tjetrin (me njerëz) e pastaj papritur filani i cili shoqërohet dhe na viziton neve mësohet se është spiun.

Pyetësi: Çfarëdo që të thotë se ai është musliman unë nuk i besoj kurrë.

Shejkhu: Atëherë si bashkëpunon me të?

Pyetësi: Unë nuk bashkëpunoj me të, une i lexoj atij Kuranin dhe i them atij dil, dil o armik i Allahut, nuk i them atij më tepër se kaq, por nëse ai kërkon prej meje që ta bindi për Islamin, atëherë unë e bindi atë me hadithe dhe me ajete, kaq. Nuk kërkoj ndihmë prej tij kundër askujt, d.m.th: nuk kërkoj prej tij asgjë.

Shejkhu: Ajo që është për qëllim, mos shto mbi leximin e Kuranit.

 

Video në AudioSelefi.org


Përktheu: Muhamed Kallashi, 22. 01. 2013