Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij
Burimi: http://www.rabee.net/show_fatwa.aspx?id=182

 

Pyetje: Ç’gjykim ka këndimi i Kur'anin mbi ujë?

Përgjigje: Kjo s’duhet bërë, edhe nëse e thonë disa prej dijetarëve. Nuk ka asnjë argument për këtë. I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e ka bërë këtë gjë dhe as Sahabët nuk e kanë bërë, Allahu ju bekoftë. Kurse ata që e lejojnë shkrimin apo disa gjëra, apo larjen me ujin e kënduar, apo gjëra të këtilla, ata nuk kanë asnjë argument dhe ata vetë na kanë mësuar që ne të mos pranojmë asnjë çështje pa argument. Dhe çdokujt i pranohet fjala ose i refuzohet, me përjashtim të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj