Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=161499

 

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit.

Të gjitha lavdet janë për Allahun, kurse lavdërimet dhe paqja qofshin për të Dërguarin e Allahut, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij dhe për të gjithë ata që ndjekin Udhëzimin e tij.

 

E më pas:

E kanë mësuar tashmë Muslimanët se çfarë devijimesh të hatashme kanë Rrafidat, të cilat as që mund të numërohen, siç është tekfiri që i bëjnë Sahabëve – radijAllahu ‘anhum – dhe Muslimanëve, si dhe ekstremizmi që kanë për Ehli Bejtin e Nderuar – Allahu i pastroftë ata nga Rrafidat dhe ekstremizmi i tyre –. Nga ky ekstremizëm është edhe fjala që thonë ata për imamët e tyre, se ata e dinë Gajbin (botën e padukshme) dhe se ata lëvizin çdo atom të këtij universi! Atëherë çfarë kanë lënë Rrafidat në këtë univers për Allahun?! E sa e sa kufrijate të tjera që kanë ata në këtë temë!

 

Dhe në këto ditë të vështira, kur Rrafidat kanë shkaktuar luftëra shkatërrimtare nëpër vendet e Muslimanëve, si në Jemen dhe në Sham, duke shpallur të lejuar derdhjen e gjakrave të qindra e mijërave prej tyre, duke shkatërruar bijtë e tyre dhe duke i konvertuar në Rrafida, që më pas t’u bashkëngjiten atyre në besimet e tyre të kufrit dhe në derdhjen e gjakrave të të afërmve të tyre.

 

Ata nuk u mjaftuan me këto mizori, por ligësia përbrenda tyre i shtyu që të lëshojnë një raketë balistike në drejtim të Mekes së Nderuar, duke përdhos kështu ato që Allahu i ka bërë të shenjta, të cilat as që i besojnë dhe as që kanë ndonjë vlerë tek ata.

 

Ka thënë i Lartësuari për një vepër si kjo që bënë ata:

وَمَنْ يُرِدْ فِيهِ بِإِلْحَادٍ بِظُلْمٍ نُذِقْهُ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ (٢٥

“Kush kërkon me devijim që ta përdhosë (Xhaminë e Shenjtë), me zullum, Ne do ta bëjmë që të shijojë dënim të dhembshëm.” [el-Haxh, 25]

 

U kanë paraprirë atyre në këtë devijim pararendësit e tyre, Keramitët, të cilët vranë qindra haxhinj në Haramin e Allahut dhe në Shtëpinë e Tij të Lashtë, pastaj morën Gurin e Zi dhe e vendosën në qaben e tyre, në shtëpinë e kufrit të tyre “Hexher” (në Ahsa).

 

Pra, kjo vepër e Huthive Rrafidij në të vërtetë është veçse një ripërtëritje dhe mishërim i asaj që mbanin të fshehtë dhe ëndërronin që ta realizonin pararendësit dhe të parët e tyre, Keramitët.

 

Ka thënë Husejn el-Meuseuij në librin e tij “Për Allahun, pastaj për Historinë”, fq.91-92 – ndërsa flet për vizitën që i bëri Khumejnit –:

“Dhe në një takim privat me imamin, ai më tha: Zoti Husejn, ka ardhur koha për të realizuar porositë e imamëve - lavdërimet e Allahut qofshin mbi ta -, do të derdhim gjakun e Nasibive (Sunitëve), do të vrasim bijtë e tyre dhe do t’i bëjmë hallall për vetet tona gratë e tyre, e s’kemi për të lënë asnjërin prej tyre që t’i shpëtojë ndëshkimit. Kurse pasuritë e tyre do të jenë vetëm për shijat e Ehli Bejtit. Do ta fshijmë nga faqja e tokës Meken dhe Medinen, sepse këto dy qytete janë shndërruar në fortesa të Vehabistëve. Duhet patjetër që Kerbeleja të bëhet Toka e Bekuar dhe e Shenjtë e Allahut, kibleja ku do të drejtohen njerëzit në namaz. E me këtë do të realizojmë ëndrrën e imamëve - paqja qoftë mbi ta -. U ngrit tashmë shteti ynë, për të cilin kemi luftuar për vite të tëra që ai të ngrihej, e tani s’ka mbetur gjë tjetër veçse vënia në zbatim.”!!

 

Unë (shejkh Rabij) them: nuk është e pamundur që Huthitë ta kenë filluar fitnen e tyre të hatashme në Jemen dhe kundër Mekes e kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite, nga medh`hebi i fëlliqur që Khumejni Rrafidiu ia mveshi Ehli Bejtit – Allahu i çliroftë dhe i pastroftë ata nga kjo që u mvesh ai –, kështu që, ai është pikënisja e Huthive për të realizuar ëndrrat e tyre batinijeh, për të shkatërruar Meken dhe Medinen, si dhe për ta kthyer Kiblën drejt Kerbelasë së idhujtarisë, të cilën Khomejni e cilëson rrejshëm dhe poshtërsisht si të shenjtë, në të njëjtën kohë kur shpirti i tij batinij nuk ia lejon që ta nxjerrë nga goja këtë cilësim “të shenjtë” për Meken dhe Medinen.

 

Allahu u dhëntë dështim Rrafidave Zindikë në shpresat e tyre, e mbrojttë Shtetin e Dy Xhamive të Shenjta nga kriminaliteti i tyre, e ndihmoftë Islamin dhe Muslimanët kundër atyre, dhe Allahu shkatërroftë shtetin e tyre ashtu siç shkatërroi shtetin e pararendësve të tyre, Keramitëve Batinij.

 

E me të vërtetë që Allahu e dëgjon duanë.

 

 

Shkroi:

Rabij’ Ibën Hadij ‘Umejr el-Medkhalij

30/1/1438 Hixhrij

 

Përktheu: Alban Malaj

 

1/11/2016