Autor: Shejkh Aid esh-Shimmerij

E pesta:

Ata bënë gjëra që nuk i bënë shumica dërrmuese e pabesimtarëve. Nga ato që bënë janë: dëmtimi i Pejgamberit të tyre; zelli për ta vrarë atë; masakrimi i të vrarëve, edhe pse ata ishin bijtë e xhaxhait të tyre.

Shejkh Aid esh-Shimmerij:

Shiko tani! Thotë: “Edhe pse ata ishin bijtë e xhaxhait të tij.” Kjo të jep ty dobinë e Teuhidit. Unë u them të gjithë politikanëve, qofshin udhëheqës apo qytetarë: Baza e politikës është besimi (akideja). E tërë politika ndërtohet mbi akide. Nëse ti e mëson akiden tënde dhe akiden e shteteve tjera, di se si të zbatosh politik korrekte. Ai që me akiden e tij të shpall ty pabesimtar, çfarëdo që të bëjë me ty duke u treguar si i devotshëm, ti me politikën tënde duhet të ruhesh prej tij, sepse me akiden që ka ai të konsideron ty pabesimtar.

Politika është e lidhur me akiden. Shiko këta! Ata janë bijtë e xhaxhait të tyre dhe bijtë e vatanit të tyre, megjithëkëtë, ata i masakrojnë dhe i vrasin ata. Për çfarë dallimi? Për shkak të dallimit në akide. Shiko Irakun! Si mundi Amerika që ta pushtojë atë?! Për shkak të dallimeve të tyre në akide dhe urrejtjes së tyre që kanë për njëri-tjetrin dhe që e shpallin njëri-tjetrin pabesimtarë, dhe çdonjëri prej tyre do që ta vrasë tjetrin. Sikur të gjithë të ishin në besimin e Teuhidit dhe Sunetit, nuk do mundin që të hynin (Amerikanët në Irak, sh.p.).

Për këtë arsye, në këtë kohë, Amerika praktikon një politikë të rrezikshme, e ajo është: njohja e akides së vendeve që synon t’i pushtojë. Pra, Amerika shkon te një grup individësh që kanë një akide të caktuar dhe mëson se ata me besimin e tyre i shpallin pabesimtarë të tjerët (nga mesi i Muslimanëve), pas kësaj ajo i financon ata (siç janë Hauarixhët, Ikhuanët, etj. sh.p.). Siç bëri në Afganistan, siç bëri në Irak, kur qëndroi në krahun e Rafidijve me qëllim që të rrëzojë Sunnetin (njerëzit e Sunnetit).

Kështu që, në këtë kohë, edhe vet armiku ka filluar që të kuptojë rëndësinë e akides në lëkundjen e sigurisë së vendeve Islame dhe metodën për pushtimin e vendeve Islame. Ti i sheh se ata s’janë budallenj, ata e studiojnë historinë. Ata kuptuan se Hulaku (v. 1265, udhëheqës Mongol, sh.p.) dhe Tatarët nuk e pushtuan Bagdadin vetëm se nëpërmjet Rafidijve. Kështu ata (Amerikanët) praktikuan të njëjtën gjë, duke e studiuar historinë, prandaj ata hynë (në Irak) përmes Rafidijve ose nëpërmjet dikujt tjetër përpos Rafidijve.

Siç thotë Kardaui në librin e tij “Eu’uelijatul-Haraketil-Islamijeh”, ku thotë: “Është obligim që të mbajmë lidhje me Perëndimin me klasën politike, orientalistët dhe klerikët.” Pastaj thotë: “Kurse lidhja jonë me klasën politike është detyrë që të jetë me ata që kanë plane sekrete dhe t’u sqarojmë atyre se ne do ta ruajmë interesat reciproke nëse ju na financoni neve – Ikhuanul-Musliminëve (Vëllazëria Muslimane).” Po ashtu thotë se lidhja jonë – këtu (tek kjo që do përmend në vazhdim, sh.p.) qëndron rreziku, që t’i marrësh vesh se kush janë Ikhuanul-Musliminët përgjatë viteve dhe për këto gjëra që flas kam argumente kundër tyre me të cilat i masakroj, po ua jap vetëm këtë argument – ai (Kardaui) në librin e tij “Eu’uelijatul-Haraketil-Islamijeh” thotë: “Sa i përket lidhjes tonë me orientalistët, kjo është ngase disa prej tyre punojnë për inteligjencën e këtyre shteteve,” – pra inteligjencën Amerikane. “Nëse ne kemi lidhje me ta, do t’u sqarojmë atyre se ne do t’i ruajmë interesat tona reciproke nëse ne (Ikhuanët) do ta marrim pushtetin.”

Këto janë strategjitë me të cilat ecin Ikhuanul-Musliminët, tek të cilat janë mbështetur tani. Strategjia që e mbështesin Ikhuanul-Musliminët tani është: shfaqja e tyre para Amerikës se ne po i sundojmë popujt (Muslimanë) dhe se ne do t’i ruajmë interesat tonë reciproke nëse ju na financoni. Kjo është ajo që po shihni tani: MBC-ja (televizion Arab), këngë, muzikë, grua. Pastaj a këta (Ikhuanët) do na luftojnë Amerikën!? (Siç trumbetojnë në katër anët e botës duke brohoritur “vdekje Amerikës.” sh.p.)! Ata kanë marrëveshje me të cilat punojnë me ta (Amerikanët). Kam argumente për këtë, kam çdo gjë. Allahu i mallkoftë të padrejtët. A është e qartë?

Nuk dua të zgjatem më shumë se mos inatoseni pastaj, e të thoni se hyri në çështje të politikës ose hyri te Ikhuanul-Musliminët, çdo herë që flet, i përmend edhe ata.

Por, ju them një gjë: strategjia aktuale, faza, në të cilën bazohen Ikhuanul-Musliminët është faza e Sejid Kutubit dhe konfrontimit. Mbajnë mësime edukative për (jetën) e Sejid Kutubit që t’i edukojnë fëmijët e tyre përmes këtyre ligjëratave. Tani është faza Kardauiste (e Jusuf Kardauit). A e dini fazën Kardauiste? Faza e Kardauiste është ajo që tha Kardaui në një program televiziv “esh-Sheri’ah uel-Hajat – Sheriati dhe Jeta,” kur vdiq Papa i Vatikanit (Papa Gjon Pali II që vdiq në vitin 2005, sh.p.), tha: “Sot ka vdekur një vëlla i shtrenjtë, ai vëlla quhet Papa i Vatikanit. E lus Allahun që ta falë atë dhe t’ia zëvendësojë popullit Krishterë me një më të mirë se ai.”

Kjo është loja e re e Ikhuanul-Musliminëve, e që është lidhja me Amerikën nëpërmjet këtyre gjërave. A e ke të qartë? Ata tani drejtojnë një politikë tejet të rrezikshme për të shkatërruar fenë dhe dunjanë. A është e qartë? Kurse Iraku (kur ndërhyri Amerika, sh.p.) e nxori në shesh këtë politikë, sepse Iraku është shembulli më i mirë. Partia islame e Ikhuanul-Musliminëve (Hibzul-Islamij el-Irakij) dhe aleanca e tyre me Amerikanët, Rafidijt kundër Ehli Sunnetit.

Pra, Iraku është modeli dhe shembulli i cili është zbatuar para syve tuaj. Dhe ky model është “kaosi kreativ” me të cilën propagandon Amerika. Çfarë është “kaosi kreativ?” Ajo është që t’i ngjallë tensionet sektare ku njerëzit do ta luftojnë njëri-tjetrin dhe kështu të presin Amerikën që t’i shpëtojë ata. Çdonjëri thotë “Hajde oj Amerikë! Hajde oj Amerikë! Mos më lër mua! Mos më lër mua!” Për çdonjërin që vdes, Amerika vihet në siklet.

E shikon si është politika! I shfrytëzon ata kështu, i lë në rrëmujë. Njëri e urren tjetrin. Pastaj nxjerrin forcat ushtarake. Çdonjëri prej tyre thotë tani se nuk më shpëton nga tjetri vetëm se Amerika. Shiko! Ai që është pushtues, na u bë shpëtimtar.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari