Autor: Muhammed Nasiruddin el-Albani (1419 h.)

Burimi: Fetaua fi el-Haatifi ue es-Sejjarah, 3, min. 47:53

 

Pyetje: Kemi një pyetje të rëndësishme që thotë: “Ekzistojnë xhemate Islame nga banorët e Palestinës që mbështeten financiarisht nga Shijat, Rafidit e qelbur të cilët janë të njohur dhe dihet se kush janë ata. A na lejohet neve që t’i marrim prej tyre këto financime dhe të njëjtën kohë t’i shajmë ata me qëllim që me këto para t’i luftojmë Jehudët?

Shejkh Albani: Unë besoj se nuk janë vetëm Shijat që e bëjnë këtë gjë, por të gjitha shtetet e kufrit dhe të devijimit e bëjnë këtë. Këta të ofrojnë një monedhë në mënyrë që të marrin një gjë shumë më të madhe në këmbim të saj. Pra, ata veprojnë sipas asaj që thotë populli: “Po mbajte krahun tim, unë do mbaj krahun tënd.”

Ata nuk i ofrojnë këto ndihma vetëm se në këmbim të ndonjë interesi të cilin e presin që të realizohet dhe e përgatisin terrenin, qoftë ai interes në një të ardhme të largët. Kemi një fjalë të urtë siriane, nuk e di a e përdorni edhe ju, është e mirënjohur “Bëju ndere njerëzve që të jenë borxhlinj te ty.” Pra, kjo është një fjalë e urtë.

Andaj, ne themi: ne nuk pajtohemi që vëllezërit tanë palestinezë dhe as ndonjë vëlla tjetër musliman, të pranojë para nga ndonjë shtet i pabesimtarëve apo ndonjë qeveri e devijuar, sepse këto shtete nuk paguajnë diçka për Fytyrën e Allahut, porse për të përhapur doktrinën dhe devijimin e tyre. Kaq kisha.

Ndërhyrje nga dikush: Pra, ata hedhin një grep të vogël për të kapur një peshk të madh.

Shejkh Albani: Po! Të lumtë! Të lumtë! Kjo është e vërtetë! Allahu është më i Madhi. Allahut i kërkojmë ndihmë!

 

Përktheu: Jeton Shasivari