Autor: Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij (Allahu pastë mëshirë për të)
Burimi: Sahab.net
Pyetje: Cilat janë bazat e thirrjes së Ikhuanul-Muslimin?
Përgjigje: “Unë s’jam prej tyre që t’i di themelet e thirrjes së tyre! Mirëpo, unë e di se ata janë një xhemat politik, parti politike e themeluar nga Hasen el-Bena për të rivalizuar partitë e tjera politike të asaj kohe. Ai i mundi ata ngaqë mblodhi në gjirin e xhematit të tij Selefijunët, Khalefijunët, Sufistët, si dhe krejt sektet e tjera, me qëllim që të fitonte mbi të tjerët, ngaqë ai rivalizonte partitë e tjera që ishin formuar në atë periudhë. Ata janë parti politike që i kanë mbështjellë ambicjet e tyre me emrin e Islamit.
Dhe sa i përket mbrojtjes së tyre, ata që i mbrojnë Ikhuanët janë dy lloj njerëzish:
1 - Ose ndonjë i mashtruar që nuk e di realitetin e tyre.
2 – Ose ndonjë njeri i ndikuar nga aspiratat e tyre politike të cilat ata mundohen t’i realizojnë për të arritur pushtetin në një shtrirje sa më të gjerë.
Dhe ata e kanë shprehur troç nëpërmjet thirrësave të tyre mendjelehtë të cilët i dërgojnë nëpër rrugë që të bërtasin dhe të shpërndahen duke thënë: “Ne do të vendosim shtetin apo ligjin Islamik mbi çdo copë toke dhe nën çdo copë qielli!”
Këto janë fjalë boshe të cilat ata i përsërisin vazhdimisht me qëllim që të ndezin nervat dhe emocionet e të rinjve.
Dhe mendimi im për të gjitha këto xhemate është se duhet qëndruar larg prej tyre dhe duhet bërë përpjekje për të parandaluar sherrin e tyre.”
Përktheu: Alban Malaj