Autor: Shejkh Bin Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/12910

Pyetje:

Cili është gjykimi për atë që ka blerë diçka të vjedhur dhe ai nuk e di këtë gjë, pastaj i bëhet e qartë se ajo është e vjedhur. A duhet ai që t'ia kthej mbrapsht atij që i është vjedhur nëse ai e di atë?

Shejkh Bin Baz:

Po! Nëse ai e di se ajo është e vjedhur, atëhere ajo shitje është e pavlefshme dhe ai e ka për detyrë që ta kthej kur e merr vesh se (fjalë të paqarta). Dhe atij që e ka shitur i kërkohet vlera (e mallit t’i kthehet mbrapa), atij i kërkohet që ta kthej vlerën (duke ia kthyer mbrapa mallin). Dhe nuk lejohet përdorimi i gjësë së vjedhur, të cilën e dimë se është e vjedhur, përkundrazi ajo duhet t’i kthehet pronarit të saj. Ai e ka detyrë këtë. Muslimanët janë vëllezër, andaj është detyrë që ta kthej atë që është padrejtësi dhe vjedhje.

Përktheu Jeton Shasivari