Autor: Shejkh Nasirudin el-Albani

Burimi: Silsiletul-Huda ue Nur, kaseta 317, min. 20:56

Pyetësi: thonë se kufoma e shehidit (dëshmorit) nuk shpërbëhet sikurse kufomat tjera të të vdekurve...

Shejkh Albani: për këtë mendim nuk ka argument sheriatik.

Pyetësi: siç thonë se varri i zotëriut tonë Hamzasë, xhaxhait të të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

Shejkh Albani: unë them se nuk ka argument në Sheriat që na tregon se trupat e shehidave nuk kalben, ashtu si trupat e Pejgamberëve. Kemi tekst (hadith) se Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – ia ka bërë haram tokës që t’i hajë trupat e Pejgamberëve. Tekst sikur ky nuk kemi për shehidat, absolutisht. Por ajo që ka ndodhur në historinë e parë Islame për shkak të gërmimeve, zbuluan disa (kufoma) të shehidave ashtu siç ishin (kishin mbetur sikurse ishin vrarë në luftë, sh.p.). Kjo është e vërtetë, ka ndodhur.

Por, kjo nuk ka jep parimin, së pari: se çdo shehidi, nuk i shpërbëhet trupi i tij. Përkundrazi, janë gjetur disa trupa të atyre që nuk janë shehida. Kjo, siç thash, mund të jetë një çështje që i kthehet natyrës së tokës (përbërjes së llojit të tokës që nuk e kalb trupin me Caktimin e Allahut, sh.p.) apo se Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – është i Gjithëdijshmi i gjendjes së të vdekurve, ndoshta e nderon ndonjërin prej tyre që trupi i tij të mbetet ashtu siç ka qenë gjatë jetës së tij. Kjo është keramet (mrekulli) nga Allahu për atë njeri, qoftë shehid apo njeri i devotshëm që nuk është shehid.

Por, nuk lejohet që ta marrim si parim këtë. Kështu që, të mos flasim për Allahun për atë që nuk kemi dije. Ne themi: Allahu ia ka bërë haram tokës që të hajë trupat e Pejgamberëve, kurse të tjerët përpos Pejgamberëve, nuk kemi argument se trupat e tyre mbeten.

Përktheu: Jeton Shasivari