Autor: Imam Nasiruddin el-Albani

Burimi: Sahihu Sirati en-Nebeuijjeh, fq. 9

 

 

Ai është zotëria i bijve të Ademit, krenaria e tyre në dun’ja dhe Akhiret.

 

(Emrat dhe nofkat e tij janë):

Ebul-Kasim (babai i Kasimit),

Ebu Ibrahim (babai i Ibrahimit),

Muhammed (i lavdëruari)

Ahmed (më i lavdëruar),

el-Mahij (larguesi) me të cilin u largua kufri (mosbesimi),

el-‘Akib (i fundit) pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër,

el-Hashir (i ringjalluri), pas të cilit do të ringjallen njerëzit,

el-Mukaffij (pasuesi – që i pasoi Pejgamberët e tjerë),

Ai është Pejgamberi i mëshirës, pendimit, i betejave të ashpra, vula e Pejgamberëve dhe robi i Allahut (AbdUllah).

Ai është ibën AbdUllah, bin Abdul-Muttalib, bin Hashim, bin AbduMenaf, bin Kasij, bin Kilab, ibën Murr-rrah, bin Ka'b, ibn Luej, ibn Galib, ibn Fehr, ibën Malik, ibën en-Nadr, ibën Kinaneh, ibën Khuzejmeh, ibën Mudrikeh, ibën Iljas, ibn Mudar, ibn Nezar ibn Ma'd ibn Adnan, i cili është prej bijve të Ismailit (alejhis-selam) gjë për të cilën nuk ka dyshim, pa marr parasysh mospajtimeve se sa baballarë ka pasur mes tyre.

 

 

 

Përktheu: Servet Mata